Christian Panucci publikon listën e lojtarëve për ndeshjet me Spanjën dhe Italinë

29 Shtator 2017, 12:12Sport TEMA

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit publikon listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet zyrtare eleminatore me Spanjën dhe Italinë, respektivisht më datë 6 dhe 9 tetor.

Sikundër edhe në ndeshjet e mëparëshme, trajneri Panuçi ka vendosur të zbardhë listën disa ditë përpara nisjes së grumbullimit, dhe daljes publike për mediat, ditën e hënë në orën 10.00 në selinë e FSHF-së.

Për këto dy ndeshje Panucci ka grumbulluar 26 lojtarë, në një kohë që do të jenë të gatshëm në takimin me Italinë në Shkodër edhe futbollistët e skualifikuar për takimin me Spanjën, Mavraj, Roshi e Kukeli.

ër dy takimet zyrtare eleminatore me Spanjën (6 tetor) dhe Italinë (9 tetor) do të jenë në dispozicion të trajnerit, edhe futbollistët Sokol Cikalleshi e Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani, të cilët rikthehen me ekipin kombëtar. Spikat edhe ardhja në kombëtare e futbollistit të Breshias, Emanuele Ndoji.

Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë ditën e hënë në hotel “Tropikal, një një kohë që trajneri i skuadrës do të dalë përpara mediave për këto dy ndeshje të radhës, duke iu përgjigjur interesit të medias, ditën e hënë në orën 10.00 në selinë e FSHF-së.

Më poshtë edhe lista e trajnerit Christian Panucci për takimet me Spanjën dhe Italinë.

2 komente në “Christian Panucci publikon listën e lojtarëve për ndeshjet me Spanjën dhe Italinë”

  1. Arber says:

    A ka ndonje te mendoje se Llullaku eshte i me I mire se Shkelzen Gashi apo Sidrit Guri?

  2. lugati says:

    nuk i njofim kta te dy jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje