Pasi studioi shkenca politike në Romë, Rigerta Loku u kthye të bëjë një ndryshim në vendlindjen e saj, por dyert e mbyllura prej politikës e shtynë drejt një “karriere” të re si fermere.
Nga Lindita Çela
Kur vendosi të kthehej në Shqipëri me një diplomë të “La Sapienza-s” në duar, Rigerta Loku nuk e çoi ndërmend se vendlindja do ta sfidonte me një të ardhme si fermere. Vajza nga Rubiku u kthye nga Italia gjashtë vjet më parë, pasi studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë.
“Besoja se nuk do e kisha të vështirë të gjeja një punë, veçanërisht në Rubik, kur të gjithë synonin të vinin në Tiranë,” kujton 34-vjeçarja Rigerta Loku.
Megjithatë, realiteti ishte larg përfytyrimit të saj. Rigerta Loku i tha BIRN se e dërgoi CV-në në disa institucione të pushtetit vendor në Rubik dhe në Rrëshen, por iu kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim. Ëndrrat e saj për të bërë një ndryshim në vendlindje u thyen në mes.
E papunë dhe me familje të sapokrijuar, Rigerta mësoi shpejt arsyen e refuzimit, edhe pse askush nuk ia tha hapur.
“Të zgjedhurit e partisë e dinin fort mirë që unë dhe Nardi (bashkëshorti) nuk ishim militatë dhe nuk votonim për ta,” thotë Loku.
Para ofertës për t’u rreshtuar politikisht, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj, Leonard Tusha zgjodhën rrugën më të vështirë. Me paratë e kursyera në Itali, ata vendosën të ndërtojnë fermën e tyre larg qytetit dhe politikës dhe gjashtë vite më pas, janë krenarë që ia kanë dalë.
Në fermën e dhive
Ferma e Rigerta Lokut dhe Leonard Tushës gjendet në fshatin Prosek, mes gjelbërimit dhe maleve të Mirditës. Fshati shtrihet 6.5 kilometra larg qytetit të Rrëshenit, por rruga mund të përshkohet vetëm me një automjet të lartë 4×4 në një urdhëtim të vështirë që të merr më shumë se 40 minuta.
Mungesa e rrugës, e energjisë dhe e ujit kanë sjellë largime masive në fshatin që dikur numëronte 1500 banorë. Shumica e shtëpive janë të braktisura, ndërsa të zotët nuk kanë mundur t’i shesin as për 100 mijë lekë.
Në Prosek, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj ndërtuar fillimisht një kasolle në pronat e babait në vitin 2010 dhe blenë disa dhi rrace. Vendimi i tyre i habiti jo pak banorët e zonës, të cilët nuk ua kursyen të tallurat dhe paragjykimet.
“Ka dy diploma dhe tani po ruan dhitë-dëgjoja shpesh pas krahëve,” kujton Loku. “Por ne jemi të lumtur këtu. Arrijmë të sigurojmë një jetesë normale dhe mbi të gjitha jemi të pavarur,” shton ajo.
Ideja për zhvillimin e fermës u frymëzua nga tradita e zonës, e cila sot është lënë në harresë. Rigerta Loku thotë se e dinte që ndryshe nga e shkuara, zona kishte sot mungesë të djathit të dhisë.
Për këtë arsye vendosën që paratë e kursyera nga puna në Itali t’i investonin në fermën e dhive, gjashtë vite të shkuara. Sot, burrë e grua e kanë shtuar tufën e tyre në 500 krerë, ndërsa kanë hapur edhe një dyqan të vogël në Rubik, ku tregtojnë mish të freskët keci dhe djathë dhie të përpunuar në fermën e tyre.
Për punët e shumta në fermë, Rigerta dhe Leonardi kanë punësuar disa banorë të zonës, ndërsa prindërit e Leonardit i ndihmojnë për rritjen e dy vajzave.
Zgjerimi i fermës deri në prodhimin e një produkti që do të mbajë emrin e tyre është ëndrra e re e dy bashkëshortëve. Për të realizuar këtë synim, Leonard Tusha ka nisur studimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës.
Pas orëve të studimit, ai nxiton pasditeve drejt fermës për t’u kujdesur për bagëtitë. Leonardi tregon se zona është e vështirë dhe problemet nuk mungojnë, ndaj atij u duhet të përballet që nga vjedhjet e deri tek mbrojtja e bagëtive nga kafshët e egra.
“Duhet të jesh vetë këtu e t’u qëndrosh punëve mbi kokë, ndryshe atë që e ke ngritur për një kohë të gjatë, të rrënohet brenda ditës,” thotë ai.
Gjashtë vjet pas rikthimit, Rigerta Loku është përshtatur si me jetën në fermë, ashtu edhe me kulturën e përgjithshme të pafuqisë për të ndryshuar rendin e gjërave në Shqipëri. Megjithatë, ajo dhe bashkëshorti i saj ndjehen krenarë për kurajon që patën për të ndryshuar jetën e tyre.
“Unë nuk do të kem fuqinë të ndryshoj Shqipërinë, as pushtetarët tanë, por kam fuqinë të ndërtoj mikrobotën time këtu, pa i shtrirë dorën kujt dhe me dinjitet,” përfundon Loku.
Jam emocionuar ne menyre te jashtezakonshme nga kjo histori.Gertes i urij me zemer mbaresi ne jete ,zoti ua befte drite ketyre njerezve te urte ,te mencur e punetore.
Po si gerta ne Shqiperine tone mavria ka sa te duash. Gerta i doli zot vetes dhe e nxori ne drite. Gerta njkohesisht ka sfiduar dhe pushtetaret te cilet kaèardisen neper zyra qe nuk kane as gjysmen e arsimimit te Gertes. Tek ne kane mbushur administratat gjithe dallkauket qe kan blere diplomat tek Kristali dhe nuk u jepet pune e perkrahje atyre qe kane mbaruar jashte vendit. Po te shikosh neper administratat e institucioneve qendrore do te gjsh femijet e gjykatesve,prokuroreve deputeteve pashkolle etje tj. kurse femijet e jerezve te thjeshte pa perkrahje nuk kujtohet njeri i lene te bredhin rrugeve e te ngrejne ferma me blegtori se u prisjet gjaku njerezve medioker. Nje turp i madh.Por ky rurp nuk mbulon vetem qeveritaret e pushtetaret,por edhe gjithe shoqerine qe nuk eshte e afte te perkrahe njerzit e mencur e te ditur per te ecur perpara. Te gjithe ata qe e degjinin Gerten ,jo se u ka ardhur keq,por te gjithe me mendjen e tyre kane nenqeshur e kane thene ” u be kjo fshatarja te na jape men neve” Harijne se per vete jane superfshatre e te pashkolluar
akoma me emocione dhe sentimente ky pis milet ne te gjithe boten ndodh keshtu sic i ka ndodhur kesaj zonje
Nje bravo te madhe nga une .
Si ta duash ndihmen e edi rames athere duhet te shkosh te shtrati i ati satanisti françez per orgji seksuale. Pastaj televizionet shqiptare me urdher te edi rames do ti hapin dyert.
E kane filluar kete biznes para 5 vjeteve kur ne pushtet ka qene Sali Berisha.
Ka nji dallim te madh. Kerkoje ne YOUTUBE emrin” egla harxhi in” dhe “egla harxhi klan” dhe kupton. Aty shfaqen dy vaza shqiptare me nji satanist françez ne emisione televizive te shqiperis dhe tregojne per publikun shqiptar ku ka te rinj dhe femij si shikues se si bejn ne shtrat te tre sebashku. Kjo nuk lejohet ne asnji televizion te botes perveç atyre me pagese dhe per te rriturit. Dhe kjo ne shqiperi mund te ndodh vetem me urdherin e edi rames. Dhe njera vajze krenohet per ti dhene emrin ‘luçifer'(=satanai) djalit te saj. Dhe kur mendon problemet qe hasin vajzat shqiptare per te mbajur shamin athere lindin shum pyetje.
Duhet te shkosh ne shtratin e Karmines, q me leket e rruges se shatit te zonjes i ka hapur Shkerdheni nje super dyqan ne mes te bllokut dhe tall menderen karakurva…….
O Dorian te paska shku nena motra a ku di une. Eh more balash I ndyte qe ne vend te gjakut paske leng dhie
I urojme suksese Rigertes dhe Leonardit, ne fermen qe kane ngritur dhe I themi me gjith fuqine e zerit:
JU LUMTE, , , , ZOTI JUA SHTOFTE PASURINE.
VETEM PUNA JOTE TE MBAN GJALLE DHE TE NGJIT.
Le te marrin shembull te gjith banoret e zones se si shrytezohen pasurite e ketij vendi te mrekullushem.
Eshte kohe e humbur te merresh dhe ti besosh politikes, si asaj te djeshme, ashtu edhe kesaj te sotmes. Asnjera nuk kane menduar fare per fshatin.
Shum fshatra ne Shqiperi, nuk kane uje te pijshem.
Ku eshte kulmi,,,,,,pa uje, pa rruge ne vitin 2017.
Deri kur do vazhdohet keshtu????????
Edhe nje here I uroj kesaj familjeje urime per iniciativen qe ka marre para 6 vjetesh dhe numri I bagetive ju shtofte ne mijera krere.
Bravo. Keta njerez i duhen vendit.
Ju lumte si familje, BRAVO.
Bravo Zonje. Ju jeni modeli i te gjitheve jo ato fytyrat e ndyra ne parlament.
Edhe une e pergezoj kete vajze , Gerten, sepse u jep nje mesim te madh gjithe shqiptareve (sidomos te rinjeve) qe kane pak mend se si mund te triumfosh mbi veshtiresite per jeten ne kapitalizem. Pra rruget jane te gjitha te hapura per ata qe duan e nuk kthehen ne qeramane, megjithese e kam lexuar disa here historine e saj dhe me pare. Megjithate, sa here te perseritet se shkruari apo te intervistuari direkt nga ferma ku punon e jeton me bashkeshortin e saj dhe femijet, eshte pozitive dhe media per keto raste nuk duhet te hesht. Njerezit kane nevoje me shume per kete lloj reklame qe te ndertojne jeten dhe jo per reklama te telefonave celulare, dyshekun dormeo apo lori caffe qe ka mbi 15 vjet qe jepet çdo dite e jane bere kaq te merziteshme. Te dyve u uroj nga zemra dhe shpirti jete te gezuar e te lumtur, se jane nje shembull qe duhet te mesojne te gjithe! Kush kerkon çelesin e zgjidhjes per jeten, ja ku e ka.
Suksese!
Nje pyetje kam per kete zonjen qe foli dhe u perlot sot ne parlament: Aeshte perlotur gjate shkaterrimit te fsahtit ku eshte kthyer te jetoje? A e ka ngritur zerin e saj dhe a ka derdhur lot per rrenimin teper evident prej 27 vitesh???Mua me erdhi per te vjelle dhe jo per te qare……. Ne Itali i ofruan pune me studimet qe mbaroi???? Ne kapitalizem moj zonje qe nuk e paske mesuar akoma, eshte lufte per mbijetese – ngulite ne mendje……
O ELda munde te na thuash me cfare merresh , paske bere karriere me duket , i ke bere ndonje gojore.. ketyre politikaneve,
o elda po cfare ke moj goc po cer te boni kjo fukaraja ty qe acarohesh
..ndoshta e njef..por prape urrejtje me ket grade..se mor vesh
Problemi eshte fare i thjeshte: Politikanet tane jo se sduan (pasi do i leverdiste ne te kundert) por nuk dine! Kaq! ..Dhe duke mos ditur, jane te paafte dhe si rrjedhoje nisin e perfitojne cte munden …se aq e kane…dhe kaq kulture shtet-formuese kemi ne, fatkeqeisht… C’organizimi yne si komb ndjehet ne cdo sfere te shoqerise si ne shtet edhe ne privat…edhe takimet e punes i leme neper kafe…
Nje mbaresi ne gjthcka per Rigerten, Nardin dhe familjen e tyre ! Shembulli i tyre uroj te perkrahet nga te rrinjte e Shqiperise !
Shembulli i tyre – nje shuplake per pushtetaret e cdo lloji dhe kategorie, duke filluar qe nga maja e Piramides Shtet: Kryeministrin Edi Rama, e deri poshte tek drejtori me i vogel i emruar per interesa partiake apo personale. Jam i bindur se po te vendosej sistemi i konkurimit me kritere fort mire te perzgjedhura, shqiptarja e mire Rigerta Loku do te gjente punen per te cilen edhe stjudjoi ne “La Sapienca”.
Demagogjise se perhapur dhe ne vazhdimesi po i del kallaji. Shembulli i Rigertes dhe Nardit, largimet ne shumice e sapo te diplomuarve ekselente po formojne nje acid te forte per kallajin Demagogji te Politikes se madhe dhe te vogel ne Shqiperi. Uroj qe pas kallajit te digjen pengesat qe shqiptaret ekselente te zene pozicionet e tyre te merituara !
Shume emocionuese si histori,, Ju uroj suksese ne vazhdim per kurajon e treguar.
Po edi rama eka lexuar kete, Qe te krenohet pak, ja cfare ka bere rilindja,? sa per kete familje urime dhe ja u befte zoti mbare, jane edukuar me kulturen e punes, ne itali ku puna eshte nder,.
Keto jane shkrime qe kemi me shume nevoj te lexojme dhe jo se c’ben apo thot Armina apo Shkelzen bytha e te tjer… Bravo Lindita Celes qe sjell nje histori te till, nje shkendi shprese per shqiptaret, qe s’duhet t’i mbajn shpresat e te presin se c’do bej qeveria. Puna sjell ndryshimet. Urime Rigertes dhe Nardit e begati.
me sa duket shprehja sipas vendit dhe kuvendi, vozhdo te kete kuptim.
I uroj suksese vajzes mirditore, kurse komentueses elda i them laji kembet e pija ujin vajzes nga mirdita..
Urime çiftit, por per te komentuar me nxiti nje me emrin “Elda” Nuk di kush eshte, por me vjen keq qe vendi yne eshte mbushur me te tille legene. Pra i kerkon llogari kesaj zonje te nderuar pse eshte boshatise fshati i saj, ne nje kohe kur kjo ishte studente ne Itali. Turp per ty , Elda…
PRANDAJ DHE POPULLI BEN ZGJEDHJE ,NJE HERE E MAJTA TE BEJ PUNE PER AQ SA I TAKON ,QE KUR TE VIJ PALA TJETER MOS TE RRIJ DUAR KRYQ ,DHE KESHTU ME RRADHE BEHET PUNA E PAQME NJE HERE NJERA ,E NJE HER TJERA KUSH MER PUSHTETIN NE DORE /OSE ORE ,ORE LULE BORE
Asnjëherë nuk kam kuptuar pse shkojnë shqiptarët jashtë e studiojnë shkenca politike e mardhënie ndërkombëtare, është 99.9% e sigurtë që nuk gjen punë (0.1% janë fëmijët e politikanëve si djali i Rexhep Mejdanit që gjeti menjëherë punë). Nëse jeni të zotët shkoni e studioni shkenca kompjuterike apo mjekësi dhe e kenintë sigurtë punën mos harxhoni kohë kot me budallëqe.
Thjesht ju lumtë Gerta.Ju dhe burri juaj jeni me të vërtetë njerëz për tju marr si shembull.
Zoti jua boft dritë bashk me vajzat tuaja.
Te lumte moj Mirditore zeri jot ne ate salle te mbushur me rrugace se politikane smund ti quajme shpresoj tu kete shkuar kete rradhe ne qelizat e trurit dhe ti beje ose te levizin ose te largohen po nuk jane te zot ti sherbejne popullit te tyre qe ju dha voten.
Nuk ka shqipetar qe i dhemb vendi te mos perlotet me fjalet e tua te forta me kerkesat e tua modeste pervec buces me emrin Elda ne kete rrjet social,nje funderrine e shoqerise sone. Ti je nje shembull frymezues per te gjithe ne . I madh e i vogel duhet te mendoje e punoje si ju. Nese na dhimbet ai vend.Ti fole me nje ze qe nuk ka zemer qe nuk preket kur e degjon, fole qarte sakte ua perplase ne sy politikaneve barkemedhenj dhe inatcor qe asnjhere deri sa u erdhe ne dere nuk e kthyen koken nga fshati. Ti mbesa e Migjenit e pershkrove shume bukur kushtet ku eshte fshati jone. Deshira juaj uroj te behet realitet.Jo me llafe por me pune .Zoti Peleshi sebashku me qeverine Rama duhet te levizin e te levizin shpejt.Fshati yne i bukur ka nevoje dhe me qarte se kjo vajze asnje nuk ju a ka berepublike nevojat e tyre. Mos shkoni nje here te hani mishrat qe piqen per ju ,per tju nderuar ardhjen tuaj atje dhe pastaj ti harroini por jepuni ndihme qe vendi te behet,qe fshati te zhvillohet. Ne jemi nje vend gjeografikisht i bekuar por te mallkuar me djemte dhe vajzat qe na udheheqin shume keq.e qe mendojne vec per xhepat e tyre.Zoti Rama jepi pune rinise ne fshat te ndertojne vendin e tyre ,e jo rruget e greqise ,italise ,gjermanise e kudo jane shperndare ne bote.Rinia eshte force e madhe dhe duhet drejtuar mire qe te marresh frutet e punes se tyre . Keni pergjegjesi te madhe shpresojme ta mbani fjalen e dhene.
Cfare e folure!!! Shkurt, sakte, vizion, mesazh te qarte, argument, sinqeritet, perulesi ….. Edhe pse jeton mes maleve dhe me dhi perseri shume larte nga mendja dhe e folura dhe e shume e denje per te folur ne parlamend. Pervec te tjerave, me te foluren qe beri, tregoi se cfare do te thote te shkollohesh ne universitete me emer. Kush ka bera shkolla jashte qe jane nga niversitete te degjuara, ne Shqiperi duhen perkrahur shume dhe duhet tju jepet cdo gje qe ata kerkojne dhe jane ne gjendje ta bejne. Do sillte nje zhvillim shume te madh ne Shqiperi kjo gje. Boll me me idiote primitive qe kane blere diploma dhe sdine te bejne asgje sakte.
Kjo histori ka shume brenda vetes. Ka tradite, dituri, guxim, endrra dhe vetbesim. Cifti do jete I lumtur qe s’ eshte ne nje zyre te Tiranes. Sot jetohet kudo dhe jetohet me bukur kur ke biznesin dhe rrugen tende. Hapsirat e qyteteve po mbushen, ato te fshatit po hapen. Bravo dhe urime ciftit.
Shihet qarte se kjo bije Mirdite nuk i ka marre provimet me lek e prandaj ka perfunduar ne fshat te beje punen e nderuar te blegtorit po ta kishte bere ne shqiperi fakultetin do ishte e ulur si deputete ne parlament komplimente kesaj bije te Mirdites e suksese te metejshme i uroj !
Njeres vrtet te mbrekullushem per ti uruar me gith zemer shendet e jet te gjat
BRAVO TE QOFTE KE MBAJTUR NJE FJALIM QE DO MBAHET MEND,,,,DIPLOMATET E HUAJ U PERLOTEN,,,,KETO JANE LOT TE SINQERTE,,,QEVERIA DFHE POLITIKA DUHET TE SHKOJE NE FSHAT DHE TE RREGULLOJE PROBLEMET QE ATA KANE,,,[UJE,DRITA,,RRUGE,,,QENDER SHENDETSORE]]] TURP I MADH JEMI NE VITIN 2017,,,KEMI 27 VJET NE DEMOKRACI DHE KETO PROBLEME JANE ATY,,,,TURP PER EDI MASKARA RAMEN,DHE PER MINISTRIN PANARITI QEROSIN,DHE TANI PELESH DEBILIN…/////SHIKONI ZONAT MALORE O QEVERITAR MASKARENJ SE I KENI PERTOKE…///
BRAVO! BRAVO! BRAVO! Je nje shembull per te gjithe ata qe duan! Te lumte! Ke pergezimet dhe urimet me te mira nga une.
Oj zonja Rivera
Fjalimi.porosia e jote kthjellt dhe e paster si qielli I Miredites na ngrohu zemtat edhe neve shqiptarve ne Alaskan e larget. Njerzit e dhene pas lekut e karierave te zbrazta nuk e kuptojn lumturin tende me kete jetese naturale.
Ne ktu ne Alaske takojm njerz te famshem dhe shume te pasur qe braktisen metropolet boterore per te jetuar jete te qete dhe te thjeshte maleve te Alaskes.
Ti dhe familja e juaj na inspironi dhe na beni krenare se ka shqoptar si ju.
Te faleminderit nga zemra