Universiteti i Gjirokastrës në panik, rrezikon të mbyllet nëse...

30 Shtator 2017, 17:13Sociale TEMA

Disa degë të universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër rrezikojnë të mbyllen për shkak se nuk kanë arritur numrin e duhur të regjistrimeve të reja me studentë.

Në mbyllje të fazës së dytë, rezultojnë se janë regjistruar vetëm 324 studentë nga 700 kuota të përcaktuara. Maturantët kanë shfaqur interes vetëm për disa degë si infiermieri, gjuhë letërsi dhe ekonomik.

Universiteti i Gjirokastrës ka plotësuar më pak se gjysmën e caktuar të kuotave për maturantët që kërkojnë të vazhdojnë studimet e larta tek “Eqerem Cabej”. Kështu, pas përfundimit të fazës së dytë duket se nga 700 kuota të përcaktuara për studentë të vitit të parë, janë regjistruar vetëm 324 të rinj.

Pavarësisht, interesit të lartë në degë si Infermieri,gjuhë letersi,ekonomik, nuk është e njëjta situatë për gjuhën italiane, greke, matematikën, fizikën apo tekonolgjinë e informacionit. Këto degë nëse nuk arrijnë kuotën e duhur të studentëve rrezikojnë mbylljen. Zv. rektori Jani Dine pohon se me datën 1 Tetor fillon edhe procesi i regjistrimit të kandidateve fitues.

Në datën 1, i bie ditë e diel fillon procesi i regjistrimit. Aktualisht universiteti do të jetë në punë, të gjithë sekretaritë do të jenë në punë. Presin të gjithë kanditatët të vijnë të regjistrohen sepse nqs një kandidat nuk regjistrohet në fazën e parë, ai humbet të drejtën për tu regjistruar në fazën tjetër. Ajo që është dhe më kryesorja ëshë se të gjithë kandidatët, pothuajse pjesa më e madhe me përjashtim të disa degëve janë fitues pranë këtij universiteti. Ata duhet të regjistrohen, të presin me kujdes fazat,” tha Jani Dine.

Të gjithë kandidatët fitues nëse nuk regjistrohen brenda afatit të percaktuar e humbasin të drejtën e studimit, ndërkohë që ministria e arsimit ka vendosur datën 16 tetor për nisjen e vitit të ri akademik.

4 komente në “Universiteti i Gjirokastrës në panik, rrezikon të mbyllet nëse…”

  1. Tarrasi says:

    Nuk ka me Rini Shqiperia i dashur Jani Dine : edhe ata pak qe kane mbetur, po behen gati te ikin ne Greqi dhe Gjermani.

  2. Heretiku says:

    Në birë të… Viroit përfundofshi! Drejtues koti, të paaftë dhe të inkr… Ju nuk e mbani dot hapur universitetin, edhe sikur t’u mbijnë flokët e rënë ose t’u nxihen flokët e thinjur! Keni bërë gjynahe të mëdha. Keni larguar pedagogë nga më të aftët nga puna dhe i keni zëvendësuar me gala! Korrni tani atë që keni mbjellë, pavarësisht se keni korrur edhe pa mbjellë!…

  3. Kaonia says:

    Normal qe do ndodhte nje dite ,pas hapjes te universiteteve private dhe politikave legene per universitetet. Ka dhe probleme te tjera qe shpien gjendjen ne kete pike ,se pari largimi masiv i popullsise ne jug te vendit ,sot ne Gjirokaster (qytet) jetojne 25 mije banore as sa gjysma e Patosit dhe furnizusit kryesore te universitetit me studente ngelen te vine nga rrethinat nga Tepelena dhe Permeti por dhe keta te paket ne numer sepse ikin drejt Tiranes per arsye qe i dime .Sot ne Janine qytet kufitar me Gjirokastren studiojne aktualisht mbi 20 000 studente dhe kjo si pasoje e politekes se shtetit grek i cili arsimin e larte (me te gjitha deget) e ka ne rreth 4 qytete te greqise .Ne keto qytete kane investuar ne ambiente shkollore dhe akomodimi per studentet por dhe me politika punesimi.Ne shqiperi kemi se di se sa universitete private .Gabimi dyte qe u be ishte hapja e universitetit ne Vlore .Si harinte deti e turizmi vlores por dhe universiteti.Po keshtu dhe dega e ekonomikuy ne sarande e cila eshte dege e tiranes.Me pak fjale ta kthejme fshaçe ,keni qene jeni dhe do te mbeteni plera ju te ministrise se arsimit bashke me qeverite dhe interesaxhinjt e kesaj loje.Ju dalçin te femijet tuaj te ligat ,le qe sja u qellon gje se i kini me studime jashte shtetit.

  4. Pellazgos says:

    Mos e thuaj zoti Tarrasi,se na “merziten” ata qe dergojne luftetare per Allahun.
    Te jete mire Evropa qe denoi nja 45 imamer arabe se ndryshe nuk do kishte mbetur kembe “shqipetari”,megjithese Qeveria Demokratike e Theofan Stilian Mavromatis Noli i kultures,i emancipimit,i zhvillimit
    u pengua dhe nuk u njoh nga Amerika “demokratike” aresyeja dihet Rusia dhe Orthodhoksia ne Ballkan.
    U ndihmua Ahmet Zogu servili ashtu sic bejne sot me “burrin e shtetit” Sali Islamistin,keshtu i duan dhe u leverdis kryetaret e “shteteve” ata qe “ne” i quajme “miq” deri ne vdekje.
    Kjo u vertetua edhe me shkaterrimin e Jugosllavise ne emer te te drejtave te njeriut,kur perpara Jugosllavise kemi Qipron e pushtuar nga Angloturqit se kane baze ushtarake,ne 1950 me minera Greke ne Kostandinopol u zbuan,u moren Perusine dhe Evropa dhe Amerika “Dhimokratike” duke e kurdisur kete krim njerezore bente sehir.
    Kjo eshte Evropa dhe Amerika qe per faj te Rusise dhe teorise se Pansllavizmit i paguajme ne haracin qe nuk u islamizuam.
    Mire shtetet Sllave si Serbia,Rusia,Bullgaria etj njohin Shkupin me emrin Greke Maqedoni me qender Thesalonikin por pse e njohu Amerika kur vete Gligorov dhe te tjere kane deklaruar perpara kamerave qe ne jemi Sllave dhe nuk kemi lidhje me A.eksandrin e Madh.
    Kjo tregon qe qellimi ka qene, eshte dhe do jete Greqia dhe civi.izimi i Saj nga cifutet ndryshe nuk ka as me te voglin shpjegim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje