Kampione e Italisë, Juventus nuk ka arritur ta mbaj epërsinë prej 0-2 ndaj Atalantas, pasi në fund ka barazuar me shifrat 2-2.
Bardhezinjte fillimisht shënuan dy gola me anë të Bernardeschit dhe Higuain, por Atalanta u kundërpërgjigj me golat e Caldara dhe Christante.
Heroi i ketij barazimi per Atalanten u be portieri shqiptar Etrit Berisha qe priti nje penallti te Paulo Dybalas.
Pas këtij barazimi, Juventus mbetet në vendin e dytë më 19 pikë, aq sa ka edhe Inter, por me dy pikë më pak se sa Napoli në vendin e parë, që nga shtatë ndeshje ka shënuar shtatë fitore.