Mbrojtësi i Barcelonës, gepard Pique, ka folur sot për mediat spanjolle, duke komentuar momentin kaotik që po kalon Katalonja.
Ai shpërtheu në lot kur ka folur për referendumin dhe dhunën e madhe që ka ushtruar sot policia spanjolle.
“Drejtuesit u përpoqën që ndeshja të shtyhej me çdo kusht. Ne e diskutuam mes nesh dhe vendosëm që të luanim. Kjo ka qenë një ditë shumë e vështirë. Ka pasur familje, fëmijë, dhe prindër që janë keqtrajtuar nga policia. Njerëzit janë të lirë që të shprehin mendimin e tyre, pa dhunë.
E ardhmja në kombëtare? Nëse Federata Spanjolle mendon se mund të jem problem për kombëtaren, atëherë jam gati të shkëputem”, – u shpreh Pique për mediat iberike.