Reagon biznesmenia Valentina Taipi kundër cinizmit, negativitetit dhe egoizmit ndaj Rigertës

1 Tetor 2017, 18:57Sociale TEMA

Menjëherë pas publikimit të videos së fjalimit në Kuvend, ku mirditorja Rigerta Loku foli në mënyrë rrënqethëse për problematikat në zonat rurale, kanë ardhur dhe reagime të shumta nga ana e njerëzve të njohur që ndoqën videon.

Një nga këto persona është dhe Valentina Taipi, biznesmene dhe aksionere e platformës më të madhe mediatike kombëtare “Digitalb”.

Ajo ka reaguar pasi shumë persona ishin skeptikë për fjalimin e Rigertës dhe e quajtën atë një inskenim.

Sipas biznesmenes Valentina Taipi njerëzit nuk i lë në paqe cinizmi, negativiteti dhe egoizmi prandaj janë turrur të gjithë të kryqëzojnë Rigertën. Ajo është shprehur se e njeh Rigertën megjithëse nuk e ka takuar kurrë ashtu siç njeh çdo mirditore të punësuar prej saj dhe se e do ashtu të dlirë me gjithë dramatizimin e saj real.

REAGIMI I PLOTË:

Si gjithmone per çdo kauze shqiptaret ndahen 7-ç. Nuk i le ne paqe cinizmi ,negativiteti, egoizmi dukjes me i zgjuari me i qyteteruari ndaj jane turrur te kryqezojne Rigerten. Ajo zgjodhi jeten Bio te fshatit siç zgjodhi intonacionin dhe lotet bio per te terhequr vemendjen e asaj salle me llogari bankare te fryra dhe diploma fallco duke jua plasur ne fytyre dy diplomat te saja Europiane.

Mbase pak i “tepruar” lotimi saj per ne qytetaret e “medhenj” por shpatullat e saj te imta e ndjejne dhimbjen dhe barren e fshatit me mire se sa ne qe vemi veç per agroturizem. Te huajt qe dashurojne fshatin u perloten vertet kurse fshataret me kostume dhe imunitet gjeten rastin te duken te ndjeshem ne role megjithese pas seance e paragjykuan dhe paguan tellallxhinjte kazanxhinj te injorohet zeri saj. Ne kete realitet mizor idealizmi saj duket patetik per gjithe materialistet. Rigerten mund ta kuptojne vetem njerez pakomplekse te pasur shpirterisht te ngopur materialisht. Ajo as qe ka nevoje per pelqimet “liket” apo “share-t” tona as vete nuk e ka bere share fjalimin e saj siç bejne rendom vipset-ripset tona sepse ka ndertuar vete jeten e saj me vetepunesim pa ju jargavitur asnje shefi mbi koke. E ngriti jeten ku deshi, si e deshi dhe erdhi foli per komunitetin e saj jo per veten.Ishte zeri tyre klithja e shpirtit te tyre te lodhur. Foli kunder braktisjes se fshatit si model investues unik ne kete Shqiperi te ndare 7-çe qe ne 1912-ten.

KUR per vete i ka gjithe mundesite e pasurimit nga fondet e projekteve te Comunitetit Europian per agrobiznesin qe per fat kete vit i jane akorduar Ballkanit Perendimor kryesisht Mali Zi, Shqiperi, Maqedoni ,e ku projekti Gertes e fiton i pari pa ndihmen e shtetit tone, direkt nga aplikimi. Modele si Gerta jane bonuse jane asete kombetare. Sjellin fondet e Europes ketu. Modelin “Rigerta” e kam takuar ne Genova tek nje italiane Genoveze. Alexandra e bukur mikja e mikes time te ngushte kishte lene punen ne USA nga zyra e Sorosit ne itali ku drejtonte grupin me te madh bankar ne Genova te cilin e la per tokat e fshatit te babait.

Menaxhon nje ferme fshati ne Cinque Terra dhe eshte e lumtur me gjithe ate prodhim qe i sjell shume te ardhura dhe kenaqesi fshati por ajo s’ka nevoje te qaje as te kerkoje rruge drita uje se s’jeton ne Mirdite. E njoh Rigerten megjithese nuk e kam takuar kurre siç njoh dhe ndonje Mirditore te punesuar nga une qe urrenin fshatin sa kurre nuk treguan qe ishin nga fshati qe donin me çdo kusht nje burre ne Tirane. Keto ishin ato qe preknin portofolat e deputeteve jo ndergjegjen e tyre si Rigerta. Prandaj une e dua Rigerten e dlire idealiste me gjithe dramatizimin e saj real. Ndaj mu duk e bukur ne gjithe thjeshtesine e saj larg megalomanise se masterave “La Sapienza” dhe imuniteteve me fuoristrada.

5 komente në “Reagon biznesmenia Valentina Taipi kundër cinizmit, negativitetit dhe egoizmit ndaj Rigertës”

  1. Qytetari Analog says:

    Po nuk eshte “biznesmene” ajo zonja or ti mik. Ajo e shumta mund te jete “businesswoman”.
    Po keshtu eshte kur je loqe vete dhe kerkon ti besh edhe grate me loqe.

  2. Ilir detari says:

    shkrim i shkelqyer zonja taipi. .komplimente

  3. Besi says:

    Shkrimi sakte bukur me vend por zj eshte Sipermarese o gazetar jo biznesmene.

  4. Pirro54 says:

    I jane sulur eger Rigertes vetem se tha te verteten dhe tregoi e shqetesuar gjendjen e fshatit… Bejne insinuata plot intriga, se e ka nxitur ai apo ajo parti… se na mallengjeu apo u shtir… Ajo tha te verteten, ate te vertete qe jo se nuk e dinim, po qe ishim familjarizuar aq sa na duket normale, ajo na zgjoj me te verteten. Edhe sikur ta kene shtyre apo ta kene manipuluar prape ajo mbetet e vertete dhe per kete i falaminderit. Ajo na tregoj perse ka vend qe te dale e verteta, te thuhet dhe te mbrohet. Ajo na tregoj se sa i tremb e verteta politikanet, keta mjeshtra te genjeshtres e manipulimit… dhe per te gjitha keto i faleminderit! Eshte detyra jone qe motivin “FALEMINDERIT RIGERTA” ta bejme moto te luftes per te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje