Myftiu Ylli Gurra: Myslimanët nuk kanë asgjë as më Skënderbeun dhe as me figurat e tjera të shquara shqiptare

30 Shtator 2017, 21:35Sociale TEMA

Ekstremizmi i dhunshëm është një ndër sfidat e reja që janë shfaqur edhe në Ballkan gjatë viteve të fundit dhe ai përbën kërcënim për sigurinë e vetë rajonit. Sa rrezikohet Shqipëria nga nga kjo formë e shtrembëruar e islamizmit dhe çfarë përpjekjesh bëhen nga vetë bashkësia islame për të mos lejuar shfaqje të ekstremizmit në vend? Sot ishte i ftuar për një bisedë në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, Myftiu i Tiranës, zoti Ylli Gurra.

Zëri i Amerikës: Ekstremizmi i dhunshëm është një nga sfidat e reja që janë shfaqur në Ballkan gjatë viteve të fundit dhe ai përbën kërcënim për sigurinë e vetë rajonit. Sa rrezikohet Shqipëria nga kjo formë e shtrembëruar e islamit dhe çfarë përpjekjesh bëhen nga vetë Bashkësia Islame për të mos lejuar shfaqjet e ekstremizmit në vend? Kemi sot të ftuar në studio Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra. Mirësevini në studion e Zërit të Amerikës, zoti Gurra.

Ylli Gurra: Faleminderit që më jepni mundësinë që nga kjo tribunë e lirisë për mëse 7 dekada të përcjell për të gjithë shqiptarët edhe një mesazh tonin për temën që ju prekët.

Zëri i Amerikës: Zoti Gurra, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është një përparësi e administratës amerikane. Cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu në Uashington?

Ylli Gurra: Dëshiroj të ndaj me ju dhe me gjithë qytetarët shqiptarë, që na ndjekin përmes Zërit të Amerikës, që i ftuar nga departamenti i religjioneve nga gazeta “Uashington Post” gjendem këtu për të ndarë përshtypjet, mesazhet dhe për të përçuar mënyrën se si ekziston, si menaxhon dhe se si është situata e fesë në Shqipëri, kryesisht e myslimanëve, dhe përpjekjet që bën Komuniteti Musliman i Shqipërisë, si institucioni zyrtar për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm apo shfaqjen dhe shprehinë, apo tendencat për radikalizëm dhe për një ekstremizëm të tillë në raport me vetveten si muslimanë, në raport me shoqërinë shqiptare dhe në raport me zhvillimin shoqëror të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: A ka në Shqipëri prirje të hapura apo të kamufluara për ekstremizëm të dhunshëm, që janë një shtrembërim i islamit?

Ylli Gurra: E vërteta është ajo që thatë dhe cituat ju. Në brendinë e tyre fetë qiellore, përfshirë edhe Islamin nuk kanë aspak, nuk ushqejnë aspak, nuk përcjellin aspak, nuk kërkojnë aspak nga ndjekësit, nga idhtarët apo nga besimtarët e besimtaret përçimin e dhunës apo lançimin e saj. Përkundrazi. Të gjithë librat qiellorë, përfshirë edhe Kuranin, përçojnë dhe kanë kusht kryesor përcjelljen e paqes dhe përmes rrugëve të paqes dhe vizionet më paqësore. Përmes jush përcjell te cilindo shqiptar dhe besimtar se është e domosdoshme të korrigjojë vetveten në raport me familjen, në raport me shoqërinë, në raport me shtetin dhe në raport me misionin që e ka vetëzgjedhur me vullnet të lirë për të qenë besimtar i Islamit, apo i Krishtërimit apo pse jo, në disa raste edhe ateist.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri janë ndërtuar shumë xhami. A janë ato të gjitha nën administrimin e Komunitetit Musliman? A dihet se çfarë predikohet në xhamitë e fshatrave të largët, për shembull?

Ylli Gurra: Sigurisht. Pas viteve 90 në Shqipëri ka një ringritje të shpresës për besim dhe të ushqimit me besim si çdo shoqëri demokratike, si edhe në SHBA. Komuniteti Musliman i Shqipërisë përmes 35 myftinive në të gjithë vendin po përpiqet, duke marrë parasysh edhe vetë tranzicionin që po kalojmë si shoqëri, që të ketë në mirëmenaxhim, në administrim dhe në përcjelljen e mesazhit hyjnor të paqes nëpër të gjithë këto objekte kulti, xhami në fshatra dhe në qytete. Po punojmë të ketë një mirëmenaxhim që synon uljen me këmbë në tokë në përcjelljen e këtij mesazhi në raport me vetë myslimanët dhe në raport me gjithë qytetarët e Shqipërisë, duke marrë parasysh kornizën ligjore, kornizën fetare dhe kornizën shoqërore.

Zëri i Amerikës; Zoti Gurra, dua t’ju bëj një pyetje lidhur me figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu, që luftoi kundër pushtuesve otomanë. Këtë meritë ia njohin edhe vendet europiane. Si shpjegohet që ka përpjekje për denigrimin e figurës së tij? A mendoni se ka një axhendë prapa kësaj?

Ylli Gurra: Më vjen shumë mirë që më jepet mundësia përmes jush, duke ju falenderuar për pyetjen, të përcjell edhe një herë fuqishëm dhe të nënvizoj se muslimanët dhe gjithë shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks me figurat kombëtare, duke filluar nga Teuta e epokës ilire, apo Gjergj Kastrioti Skënderbeu, apo tek i pari kryetar i shtetit shqiptar Ismail bej Vlora Qemali, kryetari i parë i Senatit, i cili ka qenë njëherësh edhe kryemyftiu i Shqipërisë 1912-1929, Veli Dibra, apo Atë Fan Noli, i cili ka drejtuar shtetin shqiptar, apo Dom Nikollë Kaçorri, të cilët janë shprehi e gjallë e asaj çka ne besojmë dhe ushqejmë se këto figura janë ylli polar për çdo qytetar të Shqipërisë, janë figura përbashkuese dhe shprehje e unitetit tonë vëllazëror, sa kombëtar aq edhe fetar.

Zëri i Amerikës: Cilat janë këto rryma atëherë, që përpiqen të denigrojnë figurën e Skënderbeut?

Ylli Gurra: Ka edhe qarqe, individë dhe qarqe të caktuara, të cilët dëshirojnë që shqiptarët në këtë shekull të mos mund të bashkohen, ose të mos munden shqiptarët të bëhen ata që kanë qenë dhe që duhet të jemi. Shqiptarë ka në Republikën e Shqipërisë, shqiptarë ka edhe në Republikën e Maqedonisë, shqiptarë ka edhe në shtetin e Kosovës, shqiptarë ka edhe në Republikën e Malit të Zi, po ashtu ka edhe në Çamëri. Pra, një e drejtë sa hyjnore, sa historike aq edhe legjitime, që shqiptarët janë një komb që kanë për të sjellë përmes figurave të tyre kombëtare vetëm dhe vetëm të drejtën e lirisë dhe vetëm paqe.

25 komente në “Myftiu Ylli Gurra: Myslimanët nuk kanë asgjë as më Skënderbeun dhe as me figurat e tjera të shquara shqiptare”

  1. Projekti says:

    Ponto-karamanlidin Janullatos ke nevoje per titra shqip qe ta kuptosh. Shqiptare me gjak dhe identitet kerkon cdo institucion dhe cdo objekt fetar ne Shqiperi. Sikur gjysmen e dinjitetit te Komuniteteve te tjera fetare te kishte Kisha “Autoqefale” Ortodoxe sot Janullatosit nuk do i ishte degjuar as emri. Kisha e vetme ortodoxe ne bote qe ka ne krye nje sabotues. Shani pastaj maqedonsit dhe malazezet, popuj te sajuar e megjithate kane kryetar ne kishat e tyre kombetare njerez te lindur brenda vendit.

    1. Poli says:

      E ku na qenka dinjiteti i komuniteteve te tjera fetare që me ortodokset na paska ngelur prapa? Komuniteti musliman është ai me i pa organizuar, pa lider boteror, pa një udhëheqje, secili mund të ndërtojë një xhami simbas qejfit dhe oreksit pa patur nevojë te jenë e një sekti, apo sektit tjetër. Vetëm ne shqipëri flitet për mbi 80 xhamia ilegale, kryesisht wehabo -salafite, me gjej një kishë ilegale apo jashtë rregullave pastaj diskutojme

      1. Projekti says:

        Shumica e komuniteteve fetare ne bote, perfshire myslimanet nuk kane nje lider, si kane p.sh. katoliket Papen. Shteti shqiptar eshte laik, e si pasoje nuk egzistojne xhamite “ilegale”, sepse ndertimi i nje xhamie nuk eshte e sanksionuar me ligj dhe Kushtetute qe te jete e drejte eksluzive e vetem nje personi. Ndertimi i xhamive nuk eshte leje koncensionare. Shteti ka per detyre vetem qe ne xhami, ashtu si ne objektet e tjera fetare, te siguroje mbarevajtjen e ligjit. Sa per Komunitetin “Autoqefal” Ortodox, e verteta eshte e shemtuar dhe e turpshme, por ne fund te fundit mbetet e vertete.

        1. Poli says:

          Të rreshtova fakte dhe argomente që nuk mund t’i kundershtosh ,në këmbim na nxorre një formë llafallollogjije pa këmbë e pa krye. Kryepeshkopi grek u zgjodh, per motive që dihen dhe nuk kam ngene t’i rreshtoj së dihen. Vendi i kryepeshkopit ju ofrua mitropolitit të korçës joanit shumë vite më parë, por refuzoi duke deklaruar që nuk është akoma gati. KMSH vetëm vjet arriti të verë nën kontroll xhamine e unazës në tiranë, lëri me të tjerat që nuk guxojne të afrohen. Më sa duket të besh imam apo myfti mjafton klasa e tete, të drejtosh një kishe gati 2000 vjecare kërkon angazhim dhe eksperiencë, kështu që ai krahasimi jot nuk qëndron as ne qiell dhe as nr tokë

          1. Quo Vadis! says:

            Poli, te lumte ajo goje.
            Doja t’i pergjigjesha ketij por nuk kisha as nerva as kohe. Megjithate me mire se ty nuk do ia kisha thene.
            Na shkoi goja prapa duke u dhene pergjigje ketyre. Por as kuptojne e as duan te kuptojne.

      2. qipro says:

        ja dhe poli janulles

    2. Quo Vadis! says:

      Oh, sa keq me vjen per ty.

  2. paska morr udhezime te reja per sms ky shkerdhata ,me mbajt gjall flaken mes shqiptareve .sigurishte qe jo o surrat byth macoku haleje .
    ata e kam me sumat ngrit drejt allahit

  3. paska morr udhezime te reja per sms ky shkerdhata ,me mbajt gjall flaken mes shqiptareve .sigurishte qe jo o surrat byth macoku haleje .
    ata e kan me sumat ngrit drejt allahit

  4. u bo nomi says:

    lat nom, sunita shqipfoles

  5. Lili says:

    Pervoni sufizmin…

  6. Adrian says:

    I nderuari Gurra
    Shume shume pergjegjje te mire
    Zoti ju shperblefte ju dhe mbare popullin shqiptare

  7. Flamur says:

    Të lumtë zoti Gurra keshtu duhet të jenë të gjithë fetaret,myslyman apo të krishterë.Nuk duhet perhapur urretja midis njerzve.

  8. Suniti i pabese says:

    Der Islam ist tolerant solang der in der minderheit ist.

  9. Historia says:

    Nuk i vej faj muslimaneve te Shqiperise per ket hallakatjen qe pasoje e ndikimit te gjithe ketyre rrymave qe kane hy keto 25 vjet (pa fol per ndikimin turk per te zhbere historine) por ne fund do te arrijne ne konkluzionin e muslimaneve te shekullit te 19-te (jo me pak muslimane te devotshem se keta) se Kombi eshte me i rendesishem se Feja.
    Nuk ka asnje alternative tjeter mbijetese.

  10. Skrapari says:

    Zotit Yli Gura! Une jam nje person jo besimtar e sidomos te Ju prifterinjte,hoxhallaret ,imamet apo ku di une se c’fare jerarkie kini ju. Nga prinderit jam i sekteit bektashian. rethanat e sollen qe une kam jetuar midis ortodokesve dhe islamikeve. Kam jetuar ne ate zone te Myzeqes ku kishte fshat krejtesisht ortodoks e krejtesisht islamik apo edhe te perzier. Pra jam nje deshmitar okular. I lindur e i rritur ne kete zone,por njoh edhe shume mire zonen e darsise e te karatoprakut. Zona e darsise eshte po thuaj 100% islamike. Ne ato vite qe kam jetuar e qe mbaj mend ,1954-1968, kur dhe u prishen nje pjese e kishave dhe xhamive, nuk kam pare asnje islamik me mjeker. Asnje hoxhe,po te duah mund ti them edhe me zona se emrat nuk me kujtohen ,ishin pa mjekerr. PO nuk ka rendesi mjekrra. Ka rendesi qe nuk permendej fare se ne cilin besim i perkisnim,jo vetem ne shkolle ,ku luanim e mesonim se bashku,por edhe ne biseda ,dasma apo dhe vdekje. Pra secili sekt kryete ritet fetare sipas fese qe i perkiste…….. Po nuk u binde me komentin tim ,interesohu dhe meso. Po kur filluane qe te ne te mbjane mjekrra,te trumbetohet deri ne debate ,jo mysliman ,jo i krishter ? Filluat te flisni Ju,qe shkuat andej nga Arabia saudite,apo Pakistani e ku kthyet me mjekrra…….. Filluate te propagandoni islamizmin,sikur ketu nuk kishte egzistuar. Sa per Skenderbeun, Fan Nolin ,Ismail Qemalin e figura te tjera ,para se te jemi islamik,ortodoks ,katolik apo bektashi ne jemi Shqiptar. Zjarrit po i fryjne ata koleget tuaj imam, te cilet po arrijne te na thone se edhe po shkerdheve motren nuk ka rendesi.. Nuk e kini thene plotsishte,por kur krni thene se edhe mund te martohesh me kusheriren e pare ; vajze xhaje,daje,halle apo teze,nuk do nguroni ta thoni kete….. Mos harro dhe poshtersite qe po ndodhinkudo nga kleriket e te gjitha fefe……… Te keqen e percarjes midis feve shikojeni se e kini midis jush,jo vetem ketu por edhe mbare boten. jo me kote gazetari amerikan ,nemos gabofsh thoshte se kam gabuar qe kam kritikuar Enver Hoxhen ne drejtim te fese,persa u perket ju klerikeve dhe vendeve ku kryhen ritet fetare… PO ke vetem te drejte ne fjalen tuaj: Me figurat e shquara te popullit tone te mos i zini me goje.

  11. Po te ishte gjelle Skenderbeu! says:

    Po te ishte gjalle Skenderbeu nuk do ta lente Shqiperine ne duart e pervesave mafioz si politikanet shqiptar te sotem. Skenderbeu ka luftue per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve. Gje qe i mungojn sot. Sot modeli i servirur per rinin dhe femijet tane esht satanizmi dhe orgit seksuale te vajzave shiptare me perversa françez. Nese nuk e kuptoni ket kerkoni ne YOUTUBE me emrin “egla harxhi in” dhe shikoni çfare shohin te rinjt dhe femijet shqiptar. Ky nenshtrim ndodhe me direkivat e politikes shqiptare.

    1. leni says:

      Une kam vendosur mos te shikoj me televizionet shqiptare. Por shoqeria funksionon si trupi i njeriut. Edhe si ti injorosh qelizat kanceroze ato mbesin vdekjepruese.

    2. ermira says:

      ato dy vajza nyk jan shqiptare jan vllahe si edi rama

      1. Quo Vadis! says:

        Kur vlllehet perhapnin driten e diturise, shumica e shqiptareve e kishte koken te kazani i hallvasise.

  12. qipro says:

    prape me ket pune…o lodhuni sa te doni ..nuk do ja arrisni kurre me i perplas shqiptaret nepermes feve…janulla janulla o stermullari gjith ksaj pune..ai osht gangrena

  13. Flutura says:

    Po me ke e kane. Po ti me ke e ke? Mire e kishte Enveri qe e hoqi fene. Keto jane pasojat.

  14. Quo Vadis! says:

    Zoti Gurra, ti thua se feja jote dhe librin i saj Kurani nuk perfshijne, nuk percojne dhe nuk ushqejne dhune.
    Ti nuk thua te verteten.
    Kurani – sure Nisa – vargu 34 perfshin, percon dhe ushqen qarte dhe paster dhune ndaj gruas. Thote troc se gruaja duhet te Rrihet.
    Nese ti me Rrahje nuk kupton dhune por dashuri atehere ti ke nje problem dhe perpara se te japesh intervista shko dhe zgjidh problemin tend.

  15. Pellazgos says:

    Nje popull si ky i yni qe eshte shumice myslimane ne ndergjegje,ne identitet,ne kulture tregon qe eshte pajtuar apo me mire nenshtruar nga nje pushtues si Turqia qe historia e Shqiperise dhe asaj boterore e konsideron vrases,perdhunues,marre pengjesh nga gjiri i nenave,prerje kokash.
    Ka shume “shqipetare” qe kujtojne se kombi dhe detyra per te eshte si xhakete qe e ndron sipas “stines” dhe fajin per kete e adresojne tek besimet e tjera sidomos Orthodhoksia.
    Orthodhoksia per fat te keq eshte vazhdim i Helenizmit dhe dihet historikisht qe Kostandini i Madh ne shekullin e 5te A.D si Perandori i fundit te Romes e zhvendosi Perandorine e Romes ne qytetin e Lashte Greke Bizas dhe e quajti ate perandori te Lindjes te Bizantios. Historia e botes me qindra mijera dokumente historike tregon qe Kostandini hoqi gjuhen Latine qe ishte per rreth 750 vjet te Romes barbare dhe vendosi gjuhen e Tij ate Greke.
    Pse e beri kete ta analizojne ata “shqipetare” me shumice Arabe qe Kostandinopolin e quajne Stamboll apo Kostandinopoje pa kuptim dhe ceshte me e keqe u mohon pjeses tjeter te popullsise qe jane Orthodhoks ta quajne sic e quante Jeorgios Kastriotis ashtu edhe me Argjirokastros,Agi Saranda Agia Sifia etj dhe mos na e quajne Shen apo Saint Sofia se marrin ca dollare.
    Rracizmi ketu lulezon dhe ne qofte se nuk luftohet hipokrisia e “shqipetareve” qe thone per “bashkejetese”,ky vend nuk do kete te ardhme se semundja e Erdoganit ka marre hapesire dhe kembanat bien per ne qe jemi akoma viktimat e tyre.
    Ashtu sic “mundohen”per 27 vjet te hapin Dosjet dhe te vihet drejtesi ashtu duhej te hapnin Dosjet per ata qe mbaruan Skolion ne Janena moren edukate Greke si dhe gjuhe dhe shkuan ne Kostandinopol ta mbajne ne kembe mos te kalbej.
    Kurse te tjere Shqipetare e mallkuan Turqine duke e krahasuar me derrin dhe atyre nga Crasheri nuk u vinte mire qe u ofendonin Baben.

  16. Quo Vadis! says:

    O Pellazg, edhe nga emri qe i therrasin, “Istanbul” (Stamboll ne shqip) e tregojne se pushtuesit osmane ishin aq dembele sa as emer nuk i vune qytetit te Madh Konstantinopol. Etimologjia e Stamboll vjen nga Istinpoli, qe do te thote per ne qytet. Pyesnin njerezit “Ku po shkoni?” Dhe ata pergjigjeshin “Istinpoli”, pra “per ne qytet” Dhe pjellat e Mehmetit qe te mos lodheshin transformuan emrin dhe e bene Istanbul ne Turqisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje