Për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me debatin e javës që shkoi, i cili u ndez nga një shkëndijë që doli nga xhamia, Imam Elvis Naçi ishte sot i ftuar në “Pasdite në Top Channel” me Jonida Shehun. E pati paksa të vështirë të sqaronte pozicionin e tij të keqkuptuar ose të nxjerrë nga konteksti, siç u shpreh ai, lidhur me kujdesin që duhet të tregojë gruaja, në mënyrë që burri të mos e tradhtojë.
Jo se imami nuk ishte në gjendje të rrëfente dhe të përmblidhje me pak fjalë atë që kishte të dashur të thoshte, por sepse paneli ku ai bënte pjesë, shumë rrallë ia dha atë mundësi. Mes eksperiencave personale, mendimeve, studimeve dhe kundërshtimeve Dasara Karaiskaj, Marin Orhanasi, Alda Bida dhe Gëzim Tushi, krijuan një panel paska të zhurmshëm.
“Ne si predikues na takon të japim modelin më të mirë. Esencialisht kam dashur të them që një bashkëshort dhe bashkëshorte duhet të mos bëhen monotonë për njërti-tjetrin. U jam drejtuar edhe meshkujve që të pastrohen dhe të rregullohen jo vetëm jashtë por edhe kur kthehen në shtëpi. Ta joshin njëri-tjetrin sa kanë mundësi. Po humbi joshja, ajo familje është në rrezik divorci. Kriteri bazë është që gruaja të mundohet të jetë sa më shumë joshëse. Por meshkujt kanë kritere të ndryshme. Jam sulmuar për atë që thashë lidhur me peshën 150 kilogramë të femrës, por e kam thënë në mënyrë metaforike sepse unë s’kam parë 150 kg femër. Kjo është nxjerrje nga konteksti ne flasim në tërësinë e vet”.
Në këtë pikë, Elvisi hasi me kundërshtime të forta nga të ftuarit, të cilët të gjithë pa përjashtim u munduan të zbusnin rëndësinë që ai i dha pamjes fizike e duke theksuar se në një marrëdhënie të konsoliduar ka të tjera përparësi.
Ama një ndarje burra-gra ishte e pashmangshme të bëhej dhe imami shpjegoi se nuk ka folur vetëm për gratë por edhe për burrat.
“Pastërtia, bukuria vlen dhe për mashkullin dhe për femrën. Tradhtia është një nga mëktet më të mëdha. Mos lejoni që marrëdhenia të shkojë drejt tradhtisë. E kam thënë për të dy. Ne s’kemi studime kush tradhtion më shumë unë mendoj se s’ka dallim. Tradhojnë të dy”, u shpreh Elvis Naçi, por sërish nuk hoqi dorë nga bindja e tij se mirëmbatja dhe pamja e jashtme kanë rëndësi thelbësore në një çift:
“Femra të kuruara që i kanë tradhtuar burrat mund të jenë vetëm 5 për qind. Kush është i martuar e ka obligim të bëjë fitness. Qenkan mërzitur se i kam prekur tek fitnesi. Epo 200 kg nuk duhet të shkojnë dhe parfumin duhet ta vendosin”.
Patjetër që pas këtyre fjalëve debati u ndez edhe një herë, por Jonida Shehu i kishte marrë masat dhe për të sqaruar më qartë pozicionin e Elvisit, u transmetua edhe videoja ku ai fliste më gjatë për rolin e burrit dhe të gruas, duke e lartësuar këtë të fundit si krijesë e parajsës”.
Ndër të tjera iu mëshua fort rolit të marrëdhënieve seksuale. Edhe në këtë pikë imami shpjegoi këndvështrimin e tij duke ua mbajtuar paksa më shumë anën burrave, duke e shpjeguar tërheqjen e tyure të thekshuar seksuale me rolin që luan pikëpamja fiziologjike.
U fol e u fol aq shumë për marrëdhenien në çift dhe tradhtinë dhe, si të ishte në vendin tonë, Jonida bëri pyetjen që të gjithë do donim t’ia bënim (edhe pse askush nuk dyshonte në përgjigjen e tij): A e ke tradhtuar ndonjëherë gruan?
“Nëse është pyetja për tradhti, jo. Por sipas fesë islame, mëkat është vetëm ajo që bën dhe ajo që mendon. Dy gjëra e mbajnë afatgjatë një martesë: çift i hapur. Sepse kështu kuptojnë më shumë njëri-tjetrin”.
Më mendjehapur dhe liberal se kaq, nuk mund të kishte qenë as për veten e as për ata që e ndjekin dhe e besojnë.
Për një debat kaq të zgjarrtë, ku u përfshinë prej kaq ditësh gazetarë, figura të njohura dhe vloi një rrjet i tërë, ndoshta duhet të kishte më shumë hapësirë për Elvisin, por siç tha edhe Jonida në fund: nuk pretendonim të dilnim në një konkluzion. Rëndësi ka që flasim e debatojmë!
Ky Elvis Naci eshte nje hipokrit klasi por ka talentin ti beje vetes me dredhi make up-in e duhur dhe budallenjte e kazanit e pelqejne se u vjen pas fijes ‘i moderuara’ , e quajne dhe te moderuar. Lepihet sa here qe flet brockulla dhe i pelqen ta quaj veten te ditur ‘keshtu thone te gjithe injorantet’. Pyeteni nje here o gazetare per diplomen fallco te shkolles se mesme. Zoterinj ky eshte nje imam dhe duhet te shihet si i tille. Por kush ta gjykoje , gazetaret injorante te fake news. E harruat dredhine dhe genjeshtrat per skandali te Dudushi…foli brockulla pa fund dhe kur e kritikuan besimtaret ju turr Dudushit ‘per kurthin qe i kish ngritur. Elvis mekati me i madh ne Islam nuk eshte prostitucioni per HIPOKRIZIA…. gjith keto vite mor burre nuk tentove te mesosh asgje nga Islami por vetem te lepirjet dhe hipokrizite e ke mendjen. Sa per kuriozitet,,,, akoma vazhdon te vjedhi parate e arkes se xhamise. Dordolec …. do te turperoje Zoti.
mashtrues ,mos rrej se vallah ka me tba lanet allahi
po kur ngre sumen perpjet nudo dhe ai pas teje ta rras pas
e shkreta gru thuj
Shume respekt per Imamin Elvis Naci.
Mos i jepni hapesire kohore elemeneteve fetare/radikale. Ai nuk eshte asgje tjeter pervec se nje islamist i veshur me nje petk gjoja modern. Mos kontribuoni ne helmimin e brezave te rinj.
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.
Kurse ky tipi eshte ndryshe. Axhenda e tij eshte helmimi i rinise dhe largimi i saj nga perendimi.
Ai punon per kalifatin dhe eshte i barabarte me fabulen – ujku me kecat..
je ne rregull ti o nac…puna osht se pushtat kuptojne ate qe dune jo ate qe osht