Fondi Momnetar Ndërkombëtar ka bërë një deklaratë përmbledhëse në fund të misionit të tij në Shqipëri në të cilën thotë:
“Ekonomia e Shqipërisë vijon të fuqizohet, duke përfituar nga rritja e kërkesës vendase, Investimet e Huaja Direkte të mëdha të lidhura me sektorin energjetik, rritja e turizmit dhe rimëkëmbja e partnerëve tregtarë më kryesorë nga BE-ja.
Nën programin e mbështetur nga FMN dhe të mbyllur së fundmi, autoritetet i kanë ulur pozitat e pafavorshme fiskale dhe financiare, por nevojiten përpjekje të mëtejshme për t’i çimentuar këto arritje. Ritmi i reformave është ngadalësuar për shkak të zgjedhjeve dhe periudhës së gjatë të ndërrimit të qeverive.
Ekonomia në rritje dhe mandati i qartë zgjedhor i ofrojnë qeverisë së re një mundësi të rrallë për dyfishimin e punës për reformat. Çuarja përpara e programit të reformave është me rëndësi kritike për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, zvogëlimin e risqeve fiskale dhe rritjen e potencialit të rritjes ekonomike”, thuhet në raportin e FMN.
Ky eshte nje lajm mjaft I mire. Te shohesh nje raport te tille te ben optimist.
Ekonomia sa vjen dhe po rritet. kjo eshte e dukshme per te gjithe. Eshte nje gje shume e mire qe kete po e thote FMN. Tashme ska goje njeri ta kundershtoje.
Reformat ekonomike dhe gjithe ky aksion kunder infomalitetit do e luftoje kete gangrene padrejtesie qe behet nga bizneset ne kurriz te qytetareve te thjeshte dhe konsumatoreve. Kjo tregon vullnet per te ndryshuar, tregon qe gjerat po permirsohen.