Kundër pagesës për kalimin në rrugën Durrës-Kukës

2 Tetor 2017, 09:25Sociale TEMA

Adriatik Kelmendi shkruan në një opinion pë gazetën “Koha Ditore” se pagesa për kalimin e rrugës Durrës- Kukës, nuk është e drejtë dhe duhet shmangur. Si argument i parë është mungesa e një rruge alternative për ata që nuk paguajnë, praktikë kjo në çdo vend. Sipas autorit “qasja në rrugë është një e drejtë” dhe në këtë mënyrë kemi penalizim në bllok pa ofruar mundësi tjetër.

Pjesa e rrugës së Kombit që kalon nëpër territorin e Shqipërisë nuk ka asnjë logjikë që tash për tash të bëhet me pagesë. Kjo për faktin se nuk ekziston edhe një rrugë tjetër, alternative, e cila do të mundësonte rrugëtimin nga Kukësi në Milot nga ata udhëtarë të cilët nuk do të dëshironin të paguanin për rrugë.

Qasja në rrugë është e drejtë themelore e njeriut. Autostradat përgjithësisht në Evropë janë rrugë shtesë, kryesisht të menduara si rrugë luksi, për ata ngasës e udhëtarë, të cilët dëshirojnë të arrijnë më shpejt nga pika A në pikën B dhe për këtë janë të gatshëm të paguajnë…Rruga e Kombit ka edhe funksionin shumë të rëndësishëm e të veçantë – atë të lidhjes së shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë. Me futjen e pagesës, prej rreth 5 eurosh në një drejtim, dhe në pamundësi për të përdorur një rrugë tjetër, kjo rrugë e cila sapo filloi t’i bashkojë shqiptarët, ashtu mund t’i kthejë sërish disa hapa prapa”, shkruan Kelmendi.

Për ta mbështetur argumentin e tij ai sjell shembullin e aksit përkatës të kësaj rruge në Kosovës, e cila nuk është e vetmja rrugë për të lidhur dy destinacione.

Për shembull, për dallim nga pjesa e Shqipërisë, Rruga e Kombit që kalon nëpër territorin e Kosovës ka edhe disa rrugë alternative, të cilat mund të përdoren për të arritur nga secili rajon i Kosovës në kufirin e Shqipërisë, nëse dikush zgjedh të mos kalojë nëpër autostradë.  Aksi prej rreth 100 kilometrash nga Kukësi në Milot hëpërhë nuk ka alternativë dhe për këtë do të duhej ose të ishte pa pagesë derisa të krijohej rruga alternative”, shkruan ai.

3 komente në “Kundër pagesës për kalimin në rrugën Durrës-Kukës”

  1. Kosovari says:

    Te jemi te sinqerte, ka te drejte. Sigurisht nuk jemi kunder pageses, por ndofta do te ishte me mire te vihet nje tax, me e ulet e cila te jete e pranueshme per momentin. Dhe pse jo ti kerkohet llogari deri ne nje dhe pse jo dhe me sanksione, kompanise qe ndertoi rrugen, e cila e ka lene per turp te pa mbaruar, kur Hajdutet e kesaj rruge s.b dhe l.b, na mburren se gjoja kane bere rrugen e Kombit.

  2. muco says:

    per 5 euro do rruge alternative ky?

  3. Lalai says:

    o Kosovar Komentues…..
    Shqiptaret paguan Majko Legenin dhe gjithe mama q!rët e politikës 10-12 para se te fillonte rruga e Kombit me taksën e austostrades.
    Shqiptarët duke bërë sehir e duke ndejtur kafeneve tregojne se janë një popull idiot qe do ta kuptojne kur tu marrin dhe taksën e ajrit nepër banesa.
    Shqipëria eshte nje vend dhe popull i marrë fund jo vetem ne shqiperi po ne te gjitha trojet shqip folëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje