Tifozat e Partizanit japin mbështetjen dhe pse të zhgënjyer: Hap pas hapi, edhe pse veç hapa të gabuar po shohim këtë sezon ..

2 Tetor 2017, 21:49Sport TEMA

Pas barazimit 0-0 në sfidën e stome në javën e katërt të Kategorisë Superiore, ka ardhur dhe reagimi i tifozave të Partizanit.

Pavarsisht ecurisë së dobët që të kuqtë janë duke bërë në këtë fillim të sezonit, ata shprehin mbështetjen për skuadrën e tyre të zemrës.

“Hap pas hapi … Edhe pse vec hapa te gabuar po shohim kete sezon …”, është postimi i tifozave më të zjarrtë të Partizanit “Ultras Guerrlis”.

Ata ishin e vetmja gjë e bukur në sidën e sotme të cilët përgjatë gjithë 90-minutave nuk rreshtën së mbështeturi skuadrën e tyre të zemrës.

Pas katër javëve Partizani renditet në vendin e fundit të tables së klasifikimit me 2-pikë të grumbullura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje