Mediat italiane janë duke raportuar se kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, është larguar nga qëndra stërvitore për shkak të problemeve në gju duke e detyruar trajnerin, Giampiero Ventura, ta largojë nga lista e lojtarëve.
Vendin e De Rossit do ta zë mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini.
Kundër Shqipërisë për Italinë do të mungojnë edhe Marco Verratti, Lorenzo Pellegrini dhe Andrea Belotti.
Ndeshja mes Shqipërisë e Italisë do të zhvillohet me 9 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.