Xhani De Biazi: Ndaj Italisë, do bëj tifo për Shqipërinë time

2 Tetor 2017, 10:33Sport TEMA

Fillimi i tij në Primera Divizion me Deportivo Alavesh nuk mund të kishte qenë më i suksesshëm, me De Biazin që fitoi me skuadrën e tij të re 0-2 ndaj Levantes.

Një sukses që ka lënë të kënaqur ish-trajerin e Kombëtares kuqezi, që në një lidhje telefonike me emisionin “Zona Gol” foli për rikthimin e tij në Spanjë, por dhe ndeshjet e kuqezinjve me Spanjën dhe Italinë.

“Besoj se kam ardhur në një prej kampionateve më të rëndësishëm në Europë, dhe ishte zgjedhje futbollistike pasi për para mund të kisha bërë një tjetër zgjedhje. Jam në një klub serioz dhe pse jo shumë i madh. Jam shumë i kënaqur që fituam në ndeshjen e shtatë, e para e imja, pasi ekipi vinte pas 6 humbjesh dhe ishte rezultat i rëndësishëm sepse na jep besim mua dhe djemve për të ardhmen. Si fillim punova pak në aspektin taktik dhe atë mbrojtës dhe fola me ekipin për besimin që duhet të kemi për njëri tjetrin.”

Dhe pse jo më në stol, Shqipëria mbetet gjithmonë nën vëmendjen e De Biazit që komentoi dhe dy sfidat e radhës së kuqezinjve me Spanjën dhe Italinë:

“Më mungon Shqipëria, më shumë tani që nuk jam sesa kur isha. Kur ke kaluar një periudhë të mirë në një vend ke gjithmonë nostalgji. Një ditë më parë mora një mesazh nga presidenti Duka dhe i thashë po fituat me Spanjën do ju bëjnë monument në Italinë. Uroj që të fitoni aty dhe pse në ndeshjen e fundit do të bëj tifo për Shqipërinë.”

Pavarësisht se punon në La Liga, De Biasi vazhdon të ndjekë me vëmendje Serinë A italianë dhe futbollistët shqiptarë që luajnë aty:

“Jam i kënaqur për Etrit Berishën dhe faktin që ka pritur 11-metërshin e Dybalas. E përcjell Serinë A vazhdimishit, madje Milan – Roma e ndoqa falë Digitalb, që e kam marrë me vete dhe këtu në Spanjë dhe falë tij mund të studioj dhe kundërshtarët e radhës.”

2 komente në “Xhani De Biazi: Ndaj Italisë, do bëj tifo për Shqipërinë time”

  1. Kombi says:

    Natyrisht , Shqiperia te beri super te pasur , duke i shizur ndeshjet . ?

  2. Talvechio says:

    Jo pse ganiu ka qene tranjer I joni dhe eshte shqiptar, por sinqerisht ne krahasim Me pugliesin Ventura ,ganiu e meritonte Te ishte tranjer i Italise. Eshte me puntor dhe loja e tije eshte tipike e shkolles italiane.ky ventura si kokelope qe eshte kujton se me 3 sulmues do beje futboll modern si Te spanjes…I doli 1 sezon me Torino skuader qe po arriti ne vend Te 6 e quan sukses…Italia le pike ne Shkodrani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje