Portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha ka komentuar për mediat italiane barazimin ndaj Juventusit, si dhe penalltinë e pritur ndaj Dybala-s.
“Jemi të kënaqur, e kemi merituar barazimin sepse ishim në disavantazh 2-0 dhe e rikuperuam në 2-2 ndaj ekipit më të fortë në Itali”.
Penalltia e pritur?
“E vendosa në moment. Edhe pse e kisha parë si gjuan, ishte e vështirë. Prita deri në fund, dhe kur e pash mendova se mund ta bllokoja gjuajtjen”.
Goli i parë i Juventusit
“Topin e pash vetëm në momentin e fundit, ishte shumë e vështirë sepse nuk e dija nëse ta bllokoja apo ta prisja. Rrezikova që ta kap dhe dështova”.
Si e sheh VAR një portier?
“Merr shumë kohë, sipas meje me kalimin e kohës duhet të marrë më pak kohë për të vendosur”.
Si mundët të prisnit penallti ndaj një lojtari që nuk gabon kurrë?
“Bukur. Por mbi të gjitha ishte një pikë shumë e rëndësishme në lojë”.
Kombëtarja?
“Kemi dy ndeshje të vështira. Nuk ka aspak pushim pasi do të luajmë ndaj Spanjës dhe Italisë. Jam shumë i përqendruar dhe duhet që të bëjmë mirë me kombëtaren. Është një sezon i gjatë, por gjithmonë jam gati për të luajtur”