Panucci: Spanja dhe Italia, dy ndeshje të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë

2 Tetor 2017, 10:54Sport TEMA

Trajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Spanjës dhe Italisë.

Rikthimi i Xhakës dhe Cikalleshit në kombëtare

Për Cikalleshin dhe Xhakën nuk e kam thënë asnjëherë që nuk do të rikthehen në kombëtare. Xhaka ka kërkuar ndjesë disa herë. Ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe tashmë do të rikthehet në grup. Cikalleshi nuk respektoi oraret, qëndroi në shpi dhe ai tashmë është pjesë e grupit. Ata janë dy futbollistë shumë të mirë, dhe kërkoj që të na japin një dorë më shumë në ecurin tonë.

Sfida me Spanjën dhe Italinë

Spanja dhe Italia janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë. Janë dy ekipe kombëtare shumë më të forta se ne, por futbolli na mëson se mund të bëjmë gjëra të rëndësishme edhe kur ke kundërshtarë të fortë. Këto janë ndeshje kur interesi dhe përqendrimi është shumë i madh. Duhet të bëjmë dy ndeshje plotë krenari dhe dëshirë.

Asnjë lojtar nga Kategoria Superiore

“Po i shoh të gjithë, por këto ndeshje kam vendosur që në këto dy ndeshje historike kam vendosur që të mbajë grupin e zakonshëm. Lilaj? Jam duke e ndjekur, por për momentin siç e thash më lart vendosa që të marrë grupin.

Mungesat te Italia dhe Spanja

Edhe pse kanë mungesa Lopetegui mund të flejë më shumë se unë. Spanja i ka futbollistët për t’i zëvendësuar. Do të nis të mendoj më shumë për Italinë por nga e shtuna.

I referohem një fraze të Simeones, që duhet të dimë defektet tona. Duhet të kemi respekt për Spanjën dhe Italinë. Ndaj Spanjës të luash mirë është shumë e vështirë, sepse ata gjithmonë kanë 70 % të zotërimit të topit. Duhet të luajmë me kuraj. Preferoj që të humbas, por duke luajtur me kurajo. Spanja është e fortë, por mund të ndodhë gjithçka. Jam tmerrësisht i sëmur për suksesin e kombëtares, dhe pjesa që mbetet u përket lojtarëve.  Kukeli, Mavraj dhe Roshi janë mungesa të rëndësishme, por do të mundohem që të hedh në fushë 11-shen më të mirë.

Skualifikimi i mundshëm i Spanjës

Nuk dua të përfshihem në situata politike, pasi nuk më pëlqen. Ne do të shkojmë që të bëjmë ndeshjen tonë, për pjesën tjetër nuk mendoj aspak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje