VIDEO/ Mbyllet në barazim pjesa e parë e ndeshjes Kukësi-Skëndërbeu

2 Tetor 2017, 14:48Sport TEMA

Është mbyllur në barazim pjesa e parë e super sfidës së javës së katërt mes Kukësit dhe Skëndërbeut që po zhvillohet në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Një 45 minutësh mjaft emocionues ku u shënuan dy gola, nga secila skuadër.

Të parët që kaluan në avantazh ishin korçarët me anë të mesfushorit Bruno Dita, që shënoi në minutën e 31-të.

Por, reagimi i vendasve ishte mjaft i shpejtë pasi në minutën 36-të Elis Bakaj, barazon rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Skëndërbeu ka pasur disa raste të arta për të shënuar më shumë me anë të Soëe dhe James, por nuk arritën dot të dërgonin topin në fund të rrjetës.

Me poshte te dy golat e shenuar ne pjesen e pare.

Goli i shenuar nga Bruno Dita.

Goli i shenuar nga Elis Bakaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje