Derbi me Interin, treni i fundit për Montellan

2 Tetor 2017, 16:18Sport TEMA

Derbi kundër Interit më 15 tetor është shansi i fundit për Montellan që të që qëndrojë në krye të stolit të Milanit.

Humbja me rezultatin 0-2 në “San Siro” nga Roma i ka lëkundur karrigen trajnerit të Milanit, Vincenzo Montella.

Mediat italiane janë duke raportuar se Montella rrezikon të shkarkohet nëse humb kundër Interit në derbin e “Madonnina”.

Kuqezinjtë kanë humbur dy ndeshje rradhazi në Serie A duke përfshirë edhe disfatën kundër Romës në shtëpi.

Rikthimi në Ligën e Kampionëve është synimi kryesor i Milanit që tani ka mbetur katër pikë prapa vendit të katërt.

“Corriere dello Sport” beson se një tjetër humbje do të vinte në rrezik punën e Montellas, pasi Carlo Ancelotti i shkarkuar nga Bayern Munich vazhdon të jetë pa skuadër.

Sido që të jetë, drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, tha mbrëmë se Montella ka mbështetjen e klubit për të vazhduar me punën që po bën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje