Letonia mbështet zgjerimin e BE-së: Rajoni është gati

3 Tetor 2017, 16:12Rajoni TEMA

Për vendet kandidate, radhitja me politikën e jashtme të BE-së ka rëndësi kyçe sipas ministrit të Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkevics.

Vendi i tij është mbështetës i zgjerimit të bllokut, një përkrahje kjo që buron edhe nga vetë eksperienca e përjetuar prej Letonisë në këtë drejtim. Në vitet ‘90, kur synonim si anëtarësimin në BE, ashtu dhe atë në NATO përfitimi ishte i dyfishtë.

“Së pari, ishte në të mirë të zhvillimit tonë, procesit të reformave, atyre politike, ekonomike, sociale e të sistemit të drejtësisë. Së dyti, besojmë se shtrirja e bllokut sjell stabilitet në sensin më të gjerë të mundshem. Duke kujtuar se çfarë ndodhte asokohe në rajonin e Ballkanit, besojmë se vendet e rajonit janë gati, i kanë përmbushur kriteret e kanë implementuar reformat, ndaj nëse të gjithë biem dakord në Bashkimin Europian, atëherë procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë”, thotë zyrtari i lartë në intervistën e dhënë për European Ëestern Balkans.

Kryediplomati letonez sqaron cilat janë prioritetet e vendit të tij kur vjen fjala tek aderimi. Implementimi i reformave sigurisht renditet në krye, por një peshë të madhe ka edhe rreshtimi me politikën e jashtme e atë të sigurisë së BE-së, një nevojë kjo e paraqitur sidomos pas aneksimit të Krimesë.

Në këtë drejtim, i vetmi vend që shqetëson Letoninë është Serbia. Duke prekur edhe njëherë çështjen e shumëdiskutuar të influencës ruse në rajon, Rinkevics i mëshon idesë se Moska e ka më pak të vështirë të luajë me vendet jo anëtare, sesa me ato që janë tashmë pjesë e klubit, qoftë nëse bëhet fjalë për Bashkimin Europian, apo edhe për NATO-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje