Beogradi: Përse rastet e Katalonisë dhe Kosovës janë të pakrahasueshme

3 Tetor 2017, 09:01Rajoni TEMA

Presidenti  dhe Qeveria e Serbisë do t’i drejtohen Komisionit Evropian me një letër, përmes së cilës do të kërkojnë përgjigje në disa pyetje lidhur me qëndrimin e Komisionit se rastet e Katalonisë dhe Kosovës janë të pakrahasueshme.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, ka deklaruar se këtë letër do ta dorëzojë ajo personalisht, gjatë vizitës së saj në Bruksel, më 10 e 11 tetor.

Bërnabic ka thënë se ajo është e befasuar me qëndrimin e Komisionit Evropian dhe me gjithë ata që ka thënë zëdhënësja e komisionit.

Ndër të tjera, Komisionit Evropian do t’i shtrohet pyetja se “a vlen e drejta ndërkombëtare për Bashkimin Evropian apo ekziston ndonjë e drejtë ndërkombëtare tjetër e cila vlen për të gjitha vendet tjera që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian”.

“Në kemi dashur të reagojmë si qeveri meqë kjo çështje është shumë e rëndësishme”, citohet Bërnabic nga gazeta beogradase “Danas”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka deklaruar se qëndrimi i Komisionit Evropian se referendimi për pavarësinë e katalonisë është jolegjitim, shembulli më i mirë i standardeve të dtfishta dhe hipokrizisë së politikës botërore

Të hënën pasdite, Presidenti Vuçic e ka ftuar me urgjencë në takim kryeministren Bërnabic për konsulktime lidhur me qëndrimin e Komisionit Evropian se rastet e Katalonisë dhe të Kosovës nuk mund të krahasohen.

2 komente në “Beogradi: Përse rastet e Katalonisë dhe Kosovës janë të pakrahasueshme”

  1. Dielli mbi Korab says:

    Pse Kosova smund te krahasohet me Katalonjen eshte shume e thjeshte.
    Kur filloi shperberja e Jugosllavise ne 1991 , Kosova e shkeputur padrejtsisht nga fuqite e medha ne 1913 nga Shqiperia, nuk mund te vazhdonte te qendronte nen sundimin serb.

  2. Alban Hamzai says:

    Dihet pse nuk jane njesoj :Ato qe be BE dhe SHBA jane te drejta ,pavaresisht se perdoren arme e vriten njerez . Ato qe bejne te tjeret ,jo me lufte por me mjete paqesore si REFERENDUMI ,si p.sh. Krimea ,Populli Kurd e te tjera nuk jane te drejta . Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje