Prokurori i Përgjithshëm ka zbuluar arsyen e takimit me Edi Ramën, duke u shprehur se kryeministri ishte interesuar për hetimet mbi gjëndjen gjyqësore të deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi.
“Në fokus të takimit ishte diskutimi mbi kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, lidhur me verifikimin e thelluar në kuadër të ligjit të njohur si “Për Dekriminalizimin”, për deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Aqif Rakipi,” tha Prokuroria nëpërmjet një njoftimi për shtyp, duke nënvizuar që takimi ishte mbajtur me kërkesë të kryeministrit.
“Në takim, z. Llalla shprehu garancitë e plota se Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj, kur informacioni sigurohet nga të dhënat që përpunon institucioni i Prokurorisë,” shtoi organi i akuzës.
Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi, është një nga dy deputetët për të cilët të mërkurën opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ka kërkuar hetime, duke insistuar se ka dyshime të arsyeshme se kanë të kaluar kriminale.
Një biznesmen në sektorin minierave dhe pasurive natyrore, Rakipi është zgjedhur deputet në dy mandate si pjesë e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Ai mohon në formularin e vetdeklarimit të ketë pasur në të kaluarën probleme me ligjin, ndërkohë që ka jetuar nga viti 1993 deri në vitin 1999 si emigrant në qytetin italian të Milanos.
Kërkesa e Partisë Demokratike bazohet në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike,” i njohur gjithashtu si ligji i dekriminalizimit.
Gjatë takimit me Ramën, prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala theksoi se organi i akuzës po vijon bashkëpunimi me autoritetet e tjera që kanë për detyrë verifikimin paraprak të subjekteve të ligjit “Për Dekriminalizimin”, ku veçoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si institucioni që kryen përpunimin paraprak të personave të zgjedhur në pushtetin qendror dhe lokal.
Doli edhe epileptiku Llalla si prodhim i kosit te prishur. Eshte njeriu me i paafte qe ka ne krye prokuroria qe nga koha e Stalinit. Shikoni pamjen,mimiken,menyren se si flet dhe te le pershtypjen e nje njeriu qe nuk ka lexuar ndonje liber ne jeten e tij. Per te denuar kete njeri eshte shume e thjeshte .Mjafton te hapni dosjet e krimineleve te liruar dhe fusni kete ne vendin e tyre. Me pas sekuestroni gjithcka nga xhepat e tij. Sa intelektuale ka nga fusha e drejtesise me reputacion. Fshatari Sali se nga i gjente keta derdimene si Llalla,dollapi,hajdari,cufi e lupi tupi muti etc.
kush eshte ky adriatik llalla, nuk ja kemi degju emrin, ku punon ky robi…
i fshin mutin nga buzet saliut
Me duket se kryeministri nuk ka pune tjeter vecse te merret me punen e
pedeisteve ! C’pune ka ky me deputetet kur vete eshte kryeminister dhe as
kryeparlamentar ,as kryetar e PD ?! Shejtani ku s’kishte se te bente ,i gjeti
pune vetes duke i rene..,….! Edhe dicka me ben pershtypje dicka ne keto
partite qe kane qene dhe jane ne pushtet ! Kujt imjane vesulur : Elvisit cilimi
nga Kavaja , A. peza nga Peqini, miku i gopit te semes se Sejdinit nga Elbasani.
“Qendra berthamore” e droges ne Xibrake te Librazhdit . Me sa duket keto par-
ti e qeveri kane rene ne ” dashuri” me luginen e Shkumbinit. Ne Elbasansit
themi : kur nuk i ben dot gje gomarit, i sill samarit. Turpi u mbulofte ,qeverita-
re e pedeiste lokaliste. Ujku,ujku ,klithin banditet e Sali Berishovicit,por cakalli
po ben kerdine ..! Nuk keni faj ju ,zoterinj ,fajin e ka lugina e Shkumbinit qe ka
fjetur dhe vazhdo te fleje gjume ..! Ne balte kane lindur dhe balte jane ! Po ky Balla
c’po ben ? Apo i mori votat dhe tash nuk ka me nevoje per baltaxhinjt .!