“Jam këtu në takim, edhe pse nuk kam votuar për projektin tuaj. Gjithsesi ju jeni kryeministri i Shqipërisë, jeni kryeministri im.”
Kështu e ka nisur fjalën e tij në takimin e kryeministrit Edi Rama në qarkun e Fierit, kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj.
Edhe pse i përket Partisë Demokratike, Kapllanaj ka marrë pjesë në takim duke paraqitur problemet të cilat has bashkia që drejton.
Gjatë fjalës së tij, Kapllanaj tha se shumë projekte që ka dorëzuar bashkia për të marrë fonde, nuk janë pranuar duke mos marrë asnjë shpjegim se ku çalonte projekti.
Gjithashtu ai ka folur për shkollat në zonat e thella të Mallakastrës ku një mësues detyrohet t’i japë mësim pesë klasave. “Këto shkolla nxisin vetëm injorancë dhe ne nuk i duam fëmijët tanë injorantë”, është shprehur kryetari i bashkisë duke propozuar mbylljen e këtyre shkollave dhe sigurimin e transportit nga ana e autoriteteve që këta nxënës të vijnë në shkolla ku zhvillohet mësim i rregullt.
Lidhur me këtë propozim, por edhe problematika të tjera, Kapllanaj ka gjetur dakortësinë e kryeministrit Edi Rama i cili e ka quajtur si shembull që duhet ndjekur edhe nga kryetarët e bashkive të djathta, të cilët përtej bindjeve duhet të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore.
Kapllanaj nuk i ka kursyer edhe një batutë në fund kryeministrit Rama, duke thënë se “Kiji kujdes qytetarët e Mallakastrës, sepse janë të majtë, edhe pse ndonjëherë bëjnë gabime dhe votojnë djathtas.”.
mallakastriotet jane burra me mend,patriot ,
jo pedere
Normal qe ka probleme ndeshkohet popullata vetem pse ka bindje ndyshe dhe parate e tyre shkojne per veliajn
Kjo vlen edhe per qeverite e djathta
ndarja e buxhetit duhet te kete status te shkruar sepse keshtu na duket se shqiperia ka vetem nje bashki ate te tiranes
Bravo, mire beri qe ja plasi ne sy per diskriminimin qe i behet zones nga qeveria qendrore.Nuk duhen pare bashkite si te majta ose te djathta pasi ne secilen prej tyre ka popull edhe socialist edhe demokrat.Ky kryetar ka ber pune te mira dhe do mbeshtetje.Nga ato milionat e Fierit hidh edhe nonje kocke per Ballshin se nuk behet qameti o Rama.