Spanja dhe Italia janë skuadrat e fundit me të cilat do të luajë Kombëtarja shqiptare në eliminatoret e Botërorit 2018.
Presidenti i FSHF, Armand Duka ka dashur të jap mesazhin e tij për futbollistët e përfaqësueses për këto dy ndeshje, të cilat a ii konsideroi si sfida luksi.
“Ndeshje luksi, sepse kanë një vëmendje maksimale të opinionit futbollistik. Lojtarët duhet t’i luajnë me minimumin e emocionit dhe me maksimumin e impenjimit. Janë dy kundërshtarë kampionë botë. Ne nuk kemi asgjë për të humbur, ndërsa duhet të japim maksimumin, duhet të tentojmë, të provojmë gjithçka”, tha Duka.
Presidenti foli edhe për trajnerin e Kombëtares, Panucci, të cilin e vlerësoi duke shtuar se shpreson se do të na drejtoi për në euro 2020.
“Duhet t’i japim kohën e duhur pasi sapo ka filluar si trajner. Ai është një njeri me goxha emër të madh, me shumë energji dhe besoj se do ta ndihmojë ekipin kombëtar drejt kualifikimit drejt Euro 2020”, u shpreh Presidenti i FSHF.
Kombëtarja shqiptare do të përballet më 6 tetor me Spanjën, ndërsa sfida me Italinë do të luhet më 9 tetor në Shkodër.
Pannuci eshte njeri me goxha emer te madh, ndaj eshte hera e pare si trajner i nje Kombetare, sepse ka emer te madh looooooooool E po c’fare hajvani kemi aty ne rkyre te FSHF-se mor aman !
Une nuk kam pare deri me sot ,nje krijese kaq deficente dhe primitive sa ky Duka –Esht i neveriteshem ne kete mentalitetin e tij prej te nenshtruari fshataresk kundrejt cdo gjeje italiane
Eshte ofeza me e madhe per ne, qe kemi ne krye te FSHF-se nje qenie kaq te mjeruar si Duka