Dhjetëra trupa të pajetë mbetën në sheshin ku mbahej koncerti i muzikës country në Las Vegas, përveç shisheve të birrës apo mbeturinave të tjera.
Ata vdiqën tragjikisht kur Stephen Paddock hapi zjarr nga kati i 32 i një pallati në kohën kur koncerti ishte drejt mbylljes.
Disa prej trupave qëndrojnë vetëm, e disa të tjerë të mbledhur sëbashku për të ruajtur njëri-tjetrin.
59 vetë humbën jetën ndërsa 500 të tjerë u plagosën pas të shtënave.