"Çmendet" moti, bëni gati kapuçin, dorezat dhe shallin: E shtuna nis me reshje dëbore

6 Tetor 2017, 16:32Sociale TEMA

Kjo fundjave pritet të jetë një mot i ftohtë, madje në disa zona do të ketë edhe reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, pas mesnatës priten reshje dëbore në zonat malore në Veri dhe Lindje të vendit.

Temperaturat në zonat e thella malore gjatë orëve të para të së shtunës, ulen nën 0°C, në zona të vecanta deri – 4°C.

Orët e para të ditës mbeten me vranësira e shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe dëborë në zonat e thella Verilindore.

Gjatë paradites vranësirat largohen gradualisht drejt Lindjes ndërsa ultësira perëndimore kthjellohet.

Pasditja por kryesisht mbrëmja sjellin sërisht kthjellime në territor.

Era do të fryjë mesatare por shpeshherë e fortë, me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgë 4 – 5 ballë.

Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie me 7 – 8°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten nga -2°C në 19 – 20°C.

1 komente në ““Çmendet” moti, bëni gati kapuçin, dorezat dhe shallin: E shtuna nis me reshje dëbore”

  1. Shpetim Dajaku says:

    Çmendet moti apo çmenden njerezit/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje