“Tifozët Kuqezi” i kërkuan të shtyjë lamtumirën, përgjigjet ish-kapiteni Lorik Cana

6 Tetor 2017, 11:17Sport TEMA

Në ndeshjen me Italinë është vendosur që për Lorik Canën, ish-kapitenin e Kombëtares, të zhvillohet ceremonia e lamtumirës.

Vendimi është bërë publik kohë më parë, kur pati edhe një reagim të grupimit “Tifozët Kuqezi”.

Ky grupim i kërkoi Canës ta shtynte lamtumirën, sepse ata e kanë bojkotuar Kombëtaren në këtë moment.

Dhe Cana e ka dhënë përgjigjen në lidhje me këtë çështje në një intervistë për “Sport Ekspres”, ku shprehet:

“E kemi vendosur lamtumirën për ndeshjen me Italinë. Kam biseduar me tifozët kuqezi dhe i kam sqaruar pse kjo lamtumirë duhet bërë tani dhe jo më vonë. Eshtë çështje kohe, sepse nuk ka sens të bëhet më vonë. Respektoj vendimin e tifozëve për bojkot. Dëshira ime është që të ishin aty, por i respektoj dhe u jam mirënjohës. Respektoj pozicionin e tyre”.

1 komente në ““Tifozët Kuqezi” i kërkuan të shtyjë lamtumirën, përgjigjet ish-kapiteni Lorik Cana”

  1. Angjelini says:

    Rrespekte zoti Cana. Si qdo shqiptar i ndershem, jam shum krenar per gjithqka ke bere per kombtaren shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje