Në disa zona të Shqipërisë, sot kanë nisur reshjet e para të borës.
Për shkak të uljes së temperaturave reshjet e borës kanë nisur në zonat e thella të Kukësit dhe Tropojës.
Siç duket edhe në fotot, reshjet e borës kanë zbardhur edhe “Rrugën e Kombit” dhe zonat përreth Kukësit.
Gjithashtu, edhe në Korçë ka pasur reshje bore ndonëse me intensitet të ulët.
Sinoptikanët parashikojnë që reshjet e borës të jenë prezente gjatë gjithë ditës së sotme në zonat e thella malore.
Gjithashtu reshjet e para të borës kanë filluar edhe në Kosovë, ku në zonat malore të vendit bora bie me një intensitet më të lartë se sa në Prishtinë.
Mësohet se reshjet e dëborës kanë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm.