Ish-ministri i Bujqësisë jep alarmin: Shkrihet drejtoria e ujërave, vendi kërcënohet nga përmbytjet

7 Tetor 2017, 09:06Sociale TEMA

Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka ngritur alarmin se vendi kërcënohet seriozisht nga përmbytjet.

Dhe kjo, sipas tij, për shkak të një ndryshimi në Ministrinë e Bujqësisë.

“Ne prag te sezonit te shirave dhe rrezikut te permbytjeve, shkrihet drejtoria e ujrave ne Ministrine e Bujqesise.

Rrjeti i hidrovoreve, kanaleve te ujrave te larta, sistemet e digave dhe te rezervuareve, mbeten pa koke dhe ne meshire te fatit.

Kercenohemi seriozisht nga përmbytjet”, shkruan deputeti i LSI-së në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje