Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, ka dhënë dorëheqjen nga ky post, në fillim të Asamblesë së PS-së.
Ruçi ka falenderuar të gjithë anëtarët e PS-së për besimin.
Ruçi tha se dorëheqja vjen pas postit të ri në krye të Kuvendit, dhe tha se post kërkon kohë të plotë.
“Jap doreheqjen nga detyra e Sekretarit te Pergjithshem te Asamblese se PS-se. Te gjithe i keni parasysh arsyet. Ka te beje me detyren e re qe me keni ngarkuar”- tha Ruçi.
Ndërsa gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se në këtë post emërohet Taulant Balla.