Kryeministri: Ambasadorët e huaj janë mahnitur me ne, PD kërkon rikthimin e Enverit për luftë…

7 Tetor 2017, 12:17Politika TEMA

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe akuzave të Partisë Demokratike, sipas së cilës, Rama kërkon të bllokojë vettingun.

Rama tha se opozita po shpreson që PS-ja të pengojë vetingun, por kjo nuk do të ndodhë.

Është për të qarë kur dëgjojmë opozitën se na akuzon se ne po pengojmë vetingun.

Ata shpresojnë që ne ta pengojmë vetingun.

Godina e vetingut është trajtuar me përparësi nga ana jone.

Miqtë tanë ambasadorë kanë mbetur të mahnitur.

Kur mahniten me gjërat e mira ata nuk e thonë”, tha Rama, që premtoi se komisioneret e vettingut do të kene pagën më të lartë.

Kryeministri ka ironizuar ndërkohë akuzat e PD, se po tenton te kthehet Enveri.

Ata flasin për rikthimin e Enverit sepse e duan për luftë.

Kthimin e Enverit e duan ata në opozitë sepse e duan për luftë, por nuk e kthejmë dot”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje