LETER E HAPUR: Po presim që shteti të reagojë ndaj krimit të Harri Lenës në Vjosë

7 Tetor 2017, 20:34Sociale TEMA
LETER E HAPUR: Po presim që shteti të reagojë ndaj krimit të

KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË Z. EDI RAMA

I nderuar Z. Rama,

Në shtratin e lumit Vjosë, në Grykën e Këlcyrës, shtetasi Hari Lena ka kryer veprat penale te “Ndertimit te Paligjshem” parashikuar nga neni 199/ pika 3 i Kodit Penal dhe “Ndotja e Ujrave” parashikuar nga neni 203 i Kodit Penal duke kryer shfrytëzim të paligjshëm të burimeve natyrore kombëtare. Ai jo vetëm që ka shfrytëzuar dhe dhunuar këto burime ujore, por ka ngritur edhe konstrukte betoni brenda shtratit të lumit Vjosë. Pavarësisht se organet shtetërore kanë marrë dijeni, nuk kanë reaguar, duke mos iu përmbajtur nismave ligjore për penalizmin e ndërtimeve pa leje, kumtuesi më i madh i të cilave jeni Ju, duke përcjellë mesazhe antiligjore tek qytetarët e ndershëm shqiptarë. Ju drejtohemi Ju, me kërkesën që të merrni masa të menjëhershme për këtë barbari natyrore dhe shkelje flagrante ligjore, si nga ana e shtetasit Hari Lena, por edhe nga ana e autoriteteve përkatëse.

Në pritje të reagimit tuaj,

Brizida Gjikondi Alida Karakushi Eda Zari Elina Duni Sokol Çunga Andi Tepelena Erion Kristo Lavdosh Ferruni Adriatik Lapaj Arlind Kote Martin Gjonaj Rezarta Caushaj Besjan Pesha Ervin Goci Pano Sako Artan Manushaqja Ilir Kaso Endrit Shabani

9 komente në “LETER E HAPUR: Po presim që shteti të reagojë ndaj krimit të Harri Lenës në Vjosë”

  1. bardhyl myftiu says:

    E CUDITESHME NE SE HARRI LENA KRYEN PUNIME PA LEJE.KETU KA DY ARSYE OSE KRYEMINISTRI ESHTE I ZENE ME PUNE TE MEDHAJA E SKA KOHE TE MERRET 5 MINUTA ME KETE SHKELJE OSE ZOTI HARRI E KA LYER ME SHUME GRASO RROTEN DHE POLICIA BASHKIAKE RESHKET TANGENT NGA YNDYRA.KY PROBLEM PO ZIEN DHE SKA AS DHE NJE REAGIM TE BENE TE MENDOSH SE HARRI PO BENE NDONJE VEPER DHE KUR TA MBAROI DO NA CUDIS TE GJITHVE DHE ME PAS DO THEMI SE SPASKEMI KUPTUAR AS DHE NJE GJE NGA NOVACIONET E REJA TE BASHKEPUNIMIT QEVERI POPULL.
    BARDI

    1. Dn says:

      Jo kryeministri eshte ne face book….

  2. Vjosani says:

    Sakte, shtoni dhe emrin tim ketu poshte…Quhem Vjosan Vjosa…

  3. Tresi says:

    O Ram! Po dhe tani qe e ke timonin vetem ndodhin keto gjera? Perse e kerkove timonin qe te na i fusesh? Mblidh mor mendjen se do ta bejne bat- bat.

  4. Tepelena says:

    VLERESIM per reagimin tuaj. Duhet te jete reagim edhe me I fort.

  5. mirel says:

    Ah moj Brizeida. Na e paske drejtuar dhe grupin te nenshkruaj e nje leter te mbyllur qe pervec ca zhabave qe kakarisin nuk ka cti degjosh me teper.
    Pse moj shoqa Brizi, vetem Harri e paska shqetesuar gjindjen tende personale dhe shoqerore te grupit nenshkrues?
    Po HECet..cfare mund te na thuash per ti?
    Eshte krim i nje shkalle me te rende se Gryka e Kelcyres, qe tu thafte dora, se mu tha gryka duke ju kujtuar per Hidrocentralet dhe fshataret perreth Vjoses 1milion here.
    Do e bej dhe une si puna e himares
    Do vajtoj sa mu tha grikaa….aaaaaa
    Moj Brizida pi.ka pik.ka

  6. sad says:

    ura ne vjose? po ndertimi ne butrint? ah shqiperi e shkreta shqiperi , me pak llafe rroft enver hoxha

  7. A says:

    te kerkohet interpelance parlamentare per kete mosveprim flagrante te INUK…MESONI O POPULL TE KERKONI LLOGARI E JO TE LLOMOTISNI KAFENEVE…

  8. xx says:

    Qeveria te shohe edhe cfare po ndodh afer plazhit te Zvernecit me nderhyrjet qe ben atje dhendri i Berishes.Sikur nuk ndihet asnje per kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje