Dialogu Kosovë-Serbi, Kocijançiç: Bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të

8 Tetor 2017, 10:06Rajoni TEMA

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, gjithmonë e ka pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç.

 

“SHBA-të gjithmonë e kanë përkrahur dialogun, i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja dhe bashkërisht do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kocijançiq, për agjencinë “Beta”, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve shtetëror të Kosovës dhe mediave për përfshirjen e SHBA-ve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar gjatë kësaj jave se nga zëvendëspresidenti Amerikan, Mike Pence, ka marrë premtim se SHBA-të do të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje