Emma Stone do të jetë imazhi i ri i firmës Louis Vuitton!
Aktorja do të shfaqet në reklama si dhe në daljet e saj në tapetin e kuq me fustane Vuitton për dy vitet e ardhshme.
Pas një viti ngurrim, Stone ka pranuar të jetë imazhi i kësaj marke luksoze për shifrën 6-10 milionë $.
Vetë stilisti francez, Nicholas Ghesquiere ka konfirmuar lajmin përmes rrjeteve sociale.
Pas tij, edhe faqja zyrtare e Louis Vuitton ka bërë publike Emma-n si ambasadore e re e kësaj shtëpie mode.