FOTO/ Patriarku Irenej ka dasëm, trashëgimtari i kurorës serbe lidh kurorë me një artiste

8 Tetor 2017, 09:03Lifestyle TEMA
FOTO/ Patriarku Irenej ka dasëm, trashëgimtari i kurorës serbe

Filip Karadjordevic, djali i vogël i princit trashëgimtar të kurorës serbe, Aleksandar Karadjordjevic u martua dje në Beograd gjatë një ceremonie të zhvilluar në katedralen e kryeqytetit serb, martesa e parë e një trashëgimtari të familjes mbretërore në 95 vite.

Princi Filip, 35 vjeç u martua me Danica Marinkovic, artiste e moshës 31 vjeçare, vajza e një piktori të famshëm serb, Milan Cile Marinkovic.

Nusja kishte veshur një fustan të bardhë të krijuar për rastin në fjalë nga stilistja serbe, Roksanda Ilincic, mjaft e njohur pasi veshjet e saj të kuruara blihen nga gra me pozitë si dukesha e Kembrixhit dhe Michelle Obama.

Ceremonia u mbajt nga patriarku i Kishës ortodokse serbe, Mgr Irinej.

Filip Karadjordjevic, i biri i Maria da Glória nga Orléans-Bragance, ku Aleksandar Karadjordjevic u divorcua në 1983, ka një vëlla binjak Aleksandre dhe një vëlla më të madh Petar, 37 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje