Nga Mero Baze
Siguria ushqimore është një nga problemet më të rënda të Shqipërisë së pas viteve 90-të. Shthurja e ekonomisë së planifikuar dhe kalimi në një shoqëri të hapur, pa shumë rregulla dhe një tregu të egër, që synonte të kapte mallrat e konsumit të gjerë, ka bërë që Shqipëria të përballet me një problem të rëndë, gati kombëtar, që ka të bëjë me sigurinë ushqimore.
Prej vitit 1991, Shqipëria është ndeshur në mënyrë konstante me gjëma që vijnë që prej alookolit metilik, ushqimeve të ndotura radioaktive, të importuara nga vende problematike, ushqime të kalbura, ose të konservuara jashtë standarteve, deri tek papërgjegjshmëria e tregut të brendshëm, që për të rritur fitimet, ka mësuar dhe metodat e pista të injektimit të solucioneve që rrisin artificialisht perimet, apo produkte të tjera.
Shqipëria është e mbushur me drama të tilla dhe shumë parametra shëndetësorë të vendit janë përkeqësuar edhe për këtë shkak.
Institucioni i AKU është formalisht përgjegjës për sigurinë ushqimore në vend, dhe e kryen atë në mënyrën më të rëndomtë të mundshme, me metodikën e kontrolleve dhe gjobave.
Nervozizmi i Edi Ramës në takimin me autoritetet e AKU ishte i dukshëm, dhe të gjitha ato që thotë për metodat që ata përdorin, qëndrojnë.
Por garancia jonë ushqimore nuk vjen nga ndryshimi i drejtorëve. Edhe ata drejtorë që ishin, Edi Rama i vuri dhe ja ku doli, që nuk ka vënë të duhurit.
Problemi është se ai institucion duhet modernizuar për të ndjekur përgjegjësitë dhe për të penalizuar rëndë ata që abuzojnë.
Metoda më e mirë është krijimi i sistemit të gjurmimit të prodhimit. Çdo fshatar shqiptar që prodhon duhet të detyrohet të gjenerojë kodin e sigurisë ushqimore, që të jetë unik dhe i gjurmueshëm deri në konsumin përfundimtar. Çdokush që shet mish, qumësht, perime, fruta dhe gjithçka tjetër në vend, duhet që në momentin që e nxjerr atë në treg, të ketë të ngjitur një kod që identifikon prodhuesin deri në fund. Penalitetet për standartet duhet të jenë maksimale, të njëvlefshme me rastin e vrasjes së një personi fizikisht.
E njëjta gjë duhet bërë dhe me produktet ushqimore të importit.
Ideja është që inspektori i AKU të mos gjurmojë dyqanet, apo tregtarët për të marrë ndonjë lekë, por të gjurmojë shalqinin, luleshtrydhet, mishin apo perimet, të lexojë kodin, të bëjë analizat, dhe nëse rezulton e keqe, të çojë në ndjekje penale me burg afatgjatë ata që e kanë nxjerrë në treg atë produkt.
Vetëm kur përgjegjësia të shkojë tek prodhuesi i parë, ne do të shpëtojmë nga pasiguria ushqimore.
Shitësat nuk mund të verifikojnë cilësinë e produktit, nëse përgjegjësia për të, nuk shkon tek prodhuesi. Dhe për këtë, duhet doemos sistemi i gjurmimit në etiketën e mallit. Kjo, jo vetëm që formalizon fort tregun dhe nuk lejon prodhime në të zezë në treg, por mbi të gjitha rrit sigurinë ushqimore dhe identifikon armiqtë që na vrasin në heshtje përditë.
Shume e sakte,
por duhet te shtrihet dhe ne gjithe gamen e produkteve industriale,karburanteve e lendes se pare.
Ne tere keto vite Shqiperia eshte bere nje vareze e madhe[ mbeturinash] ,
te importuara apo te prodhuar ne vend.
Edi qe urren rrumpallen ka rene viktime e rrumpalles. Arseja eshte thjeshte per te bere ate qe thote Mero duhen para dhe u duhet shpjeguar njerzve se keto para duhet ti paguajne ata bashke me cmimin e mallit, – sipas meje per te siguruar jeten dhe shendetin ja vlen, por sa vete e kuptojne kete?
Shume e drejte.
Nuk e di pse nuk bejne gjene e duhur.
Nuk duan nuk munden apo neglizhojne.
Mero je pene e mire. Kemi kohe qe presim te godasesh Ramen, boll mbeshtete nje te cmendur qe i konsideron shqiptaret kafshe. Rama nuk ka punuar nje dite dhe nuk e di fare sesi mund te gjenerohen leke me pune.
Shkarkimi drejtoreve nuk zgjidh asgje, nuk e zgjidhe problemin. Problemi zgjidhet me ashpersimin e ligjeve. Ne rastin konkrete, nje drejtori apo nje minister qe mbulon problemet ushqimore te tallet me ushqimin e popullates dhe pastaj te shkarkohet eshte disi qesharake, veprimi edhe me mosveprim duhet te perbeje veper te rende penale te barabarte me disa vite burg. Nje minister apo drejtor drejtorie vihet ne ato detyre jo me zor ,por disa here me miq e duke u betuar dhe premtuar se do bejne detyren ne menyren e duhur,po ne kete betim duhet te jene dhe sanksionet ligjore po qe se nuk e bene detyren ne menyren e duhur dhe keto ligje duhet te shtrihen edhe te prodhuesi qe edhe ai ta kete te qarte qe pasojat ligjore dhe jo si deri tani nje papergjegjeshmeri e agjithanshme dhe nga te gjithe.
Gjurmi nuk behet pasi ka dale produkti por PERPARA daljes se produktit ne treg.Keshtu duhet te veprohet.
Mero,AKU eshte ne gjendje skandalozeeeeeeeeee…jo sepse nuk ka mundesite laburatorike por eshte e mbushur me te paafte.
Histori e vertete. Shkuan tre veta nga akuja per trajnim ne nje vend te bashkimit evropian…
personi qe bente trajnimin po shpegonte menyren e kontrollit…
hidhet shqipua te flasi,zoteri ti mire na i thua por ne skemi laburatarin qe ta kontrollojme.
Personi qe bente trajnimin u shastis.
Me falni,por une vete e kam derguar laburatori me fondet e bashkimitvevropian pergjigjet.
Ne kete moment hidhet shqiptari tjeter: Zoteri ke te drejte por personi qe foli eshte i porsaardhur dhe nuk eshte njohur akoma me te gjithe strukturen.
….heshtje….
E verteta ishte se personi qe tha se ska laburator kishte mbaruar per mesues por e vune me mik ne pune.Ne cpune e vune? Po ku te kishte vend!
Mero,pasi te behet AKU- ja e sakte,nqs behet ndonjehere,problemet qe has bota per kontrollin e ushqimeve nuk eshte me” kodi i prodhimit” por kontrolli i hormoneve dhe HELMI qe perdorin prodhusit per token.
Ketu qendron dhe probllemi kryesor…ata( evropa) thote prodhoni…aku- te thone: prodhoni por ne baze te rregullit…evropa mbyll nganje sy…dhe kosumatori…ha cte kete tregu.
Sa larg jemi. Nuk kam besim.
shume e vertete. kemi 25 vjet qe hame buke qe behet me vaj te piset dhe me hime te perzjera me grure. po na vrasin pak nga pak cdo dite prodhuesit dhe tregtaret e bukes, te qumshit, kosit, mishit (me hormone) e sa e sa ndyresira qe neve i blejme me leke.
Perben ndoshta shqetesimin real me te madh te vendit.Eshte burimi i 90 % ndoshta i semundjeve dhe shkaku kryesor i vdekshmerise se larte ne rritje vitete e fundit.Duhet te trajtohet si nje ceshtje qe cenon sigurine kombtare.Te gjithe inspektoret e AKU ,jo vetem titullaret ,ti nenshtrohen Vetingut dhe ti konfiskohet pasuria
E sakte Mero po neve na ka marre peropia se kemi njerz qe nuk dine te drejtojn shtetin por vetem vjedhin dhe shperdorojne leket e popullit kush do I bej keto pune keto vajzat qe ka vene Rama keto vetem per tu pispillosur jane kemi shtet te dhjer me kurva e kurvar mehajdute e kriminel
Bojkotoni produktet skarco te Ha-Les. Te vej ne djall me gjith Sali e katandi
po dhimo kote me se i rit mandarinat.