Letra e falenderimit e Lorik Canës pas lamtumirës nga futbolli

10 Tetor 2017, 19:36Sport TEMA

Lorik Cana me anë të një postimi në Facebook i ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë në rrugëtimin e tij për këto vite në futboll

Ai ka falënderuar të gjithë, për dashurinë, respektin dhe forcën që i kanë dhënë për 14 vite në Kombëtaren shqiptare.

Cana me tifozët dhe skuadrën u përshëndet mbrëmë para ndeshjes me Italinë, në një ceremoni të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Të nderuar miq vëllezër e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme , miqtë e mijë, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju ruajtë juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve”, shkruan Cana.

2 komente në “Letra e falenderimit e Lorik Canës pas lamtumirës nga futbolli”

  1. Arkudha says:

    Faleminderit Lorik
    Në kemi një foto bashk në Rome që nuk po e publikojë për motive personale.
    Ishte mbas ndeshjesh me Serbinë dhe ti bashk me bashkëshorten me tregonit çfarë kishit kaluar dhe që kualifikimi ishte I pa mundur, shiko ku je sot dhe ku kombëtarja ka arritur, je një legjendë dhe atdhetare qe I tillë lindë nuk bëhesh. Me erdhi keq që numri jot I fanellës nuk u tërhoq dhe që nuk u shpalle hero kombëtar, e meriton! Shpresoj ta lexosh komentin tim. Rezpekte

  2. Angjelini says:

    I dashur Kapiten, do te na mungosh shum. Qofsh i lumtur gjithmone. Te falenderoj shum per ate cfare ke dhene per kombetaren dhe kombin shqiptar. Ti do te jesh simboli i bashkimit nje dite.
    Sinqjerisht, Angjelini, Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje