Opozitari i parë, kush ishte Sheh Ibrahim Karbunara dhe fati i tij tragjik?

10 Tetor 2017, 20:44Dossier TEMA

Ibrahim Shehu ishte një prej 16 deputetëve të opozitës së parë shqiptare që provoi fundin e hidhur të regjimit komunist.

I arsimuar jashtë vendit, në Stamboll dhe Teheran, Sheh Ibrahim Karbunara u rikthye në atdhe për të bërë çdo gjë ndryshe.

Të njëjtin pasion për të bërë shumë gjëra ndryshe për Shqipërinë e ka sot edhe Olindo Shehu, stërnipi i tij, edhe pse ndryshe nga paraardhësi i tij, politikën nuk e sheh si mënyrën e duhur për ta bërë këtë.

Ai na shoqëron në një rrugëtim të shkurtër në muzeun e Kongresit të Lushnjes, atje ku Sheh Ibrahim Karbunara përjetoi edhe kulmin e karrierës së tij politike.

“Mbase për nga mosha, jo detyrimisht më i denji për ta përfaqësuar denjësisht këtë familje, por patjetër i privilegjuar dhe krenar i gjithë kontributit që 

Sheh Ibrahim Karbunara ka dhënë për Shqipërinë”, shprehet Olindo Shehu, stërnipi i Sheh Ibrahim Karbunara.

Olindo ka mësuar gjithçka rreth të shkuarës dhe mënyrës sesi pas torturave që zgjatën për më shumë se një vit dhe me një proces gjyqësor që zgjati vetëm pak minuta, stërgjyshi I tij u dënua me vdekje.

Por duke u kthyer pas në histori, a ja ka vlejtur sipas familjes e gjithë sakrifica e idealistit dhe klerikut nga Lushnja?

Shpresoj që ja ka vlejtur sakrifica që stërgjyshi im ka bërë.

Ne sot, 70 vjet më vonë, flasim për vlera, integritet, por mjafton që të marrim shembullin e tyre në një Parlament ku faktikisht çdo javë dëgjojmë të gjitha llojet e debateve, por shumë rrallë debate për të mirë të Shqipërisë.

Familja patjetër që është persekutuar dhe rimëkëmbja ka qenë goxha e vështirë, por me optimizëm dhe me shpresë që atë frymë që stërgjyshi im solli në atë kohë, ne ta pranojmë dhe ta çojmë përpara dhe për brezat që vijnë, unë mendoj se Shqipëria mund të bëhet më mirë”, thotë Orlindo Shehu.

Bashkë me Sheh Ibrahim Karbunarën, vetëm pak çaste përpara tij, ekzekutohet edhe I biri I tij.  Historia nuk përfundoi me kaq. Familja e tij u përndoq për dekada me radhë dhe u detyrua të lëvize nga një qytet në tjetrën.(TCH)

5 komente në “Opozitari i parë, kush ishte Sheh Ibrahim Karbunara dhe fati i tij tragjik?”

  1. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    e cka bere nje turkoshak i ”studjuar” ne Instamboul apo Teheran….!!!??? vec pordhe arabi me rigon turku…………..Olindo korraku!

    1. KOZi says:

      Comenti yt mbase mund te perdorej gjer ne vitin 1920,pastaj nuk ka vlere ! Me trego pak nga keto emra cilet jane sipas konceptit tend turkoshake , etj,etj, Presidenti quhej Bujar, sot quhet Ilir, Kryetari Parlamentit Gramoz, Kryetaret e grupeve parlamentare : Petrit, EDmond, Taulant. Kryeministri Edi, ministrat- Senida , Ditmir, Olta, Fatmir, Arben, Damian, Lindita, Etilda, Mirela, Niko,Ogerta, Blendi, Pandeli, Sonila,,,,,,,,,,tung e tung….

    2. Agron says:

      Duhet ta dish qe sekti mysliman i Shehit eshte larguarr dhe vendosur ne malin Tomorr rreth vitit 1400 duke qene kundershtar i myslimanizmit turk. Eshte nje sekt qe ka luftuar per Shqiperine me shume se cdo lloj feje tjeter por ti duhet te jesh korofillak i Janullatosit apo serb qe nuk njeh herojte e shpalljes se PAMVARESISE e te RILINDJES tone. Gjuha qe perdor tregon qe i ke mbaruar 4 klase shkolle sa per te shkruajtur !!!

  2. Drini says:

    Po Izet Shehu , mesuesi i gjuhes dhe letersise ne kohen e komunizmit dhe deputeti i pare demokrat i Lushnjes ne parlamentin e pare pluralist te vitit 1992 pse nuk permendet ketu?

  3. Ladi says:

    Te flasesh e komentosh Bab Shehun eshte e veshtire pasi jeta dhe vepramtaria e Tij ne dobi te vendit tone eshte e shumte . Nuk munde ta pershkruajne as niprit e mbesat e as sterniperit e sternipet e Tij . Kete burre te larte , kete politikane e klerik te zot tashme e njeh mire fare historia qe fatekeqesishte ka bere shume pak per kete burre . Po te shkosh ne Karbunare te Lushnjes qe eshte vendlindja e tij e njohin e flasin , tregojne e kujtojne te gjithe , sepse aty nuk jeton vetem fisi i tij qe nga familjet e xha Njaziut , Metit, Likos e Tajfurit , Izetit e Hasanit , Fefriut e Faikut Por dhe deri te bashkefshataret e Tij . Karbunara tashme eshte e tera nje qender qe ecen e kerkon te eci ne gjurmet e ketij personi te shquar politik , karbunarasit te gjithe qe nga me i vogli e deri te me i madhi e duhan , deshirojne dhe e respektojne demokracin , demokraci per te cilen shume bije e bija karbunarase pa dallime politike po e çojne larte emrin e ketij fshati martire. Nga Karbunara kane dale qindra kuadro te larte , politikane , shkrimtare e poete , farmiciste e mjeke qe pa dyshim krenohen dhe ta me vepren e Bab Shehut. Po e mbyll kete komente te thjeshte me fjalet e ngrohta qe me burojne nga zemra : le ta kujtojme se bashku sot kete burre te larte ne karbunarasit , te afermit , miqte e njohesit , historianet dhe pse jo gjithe populli sepse eshte ne te mire te historie e brezave te ardhshem . Le te kujtohen bashke me Bab Shehun dhe gjithe Grupi i Deputeteteve i ekzekutuar nga dora kriminale e Enver Hoxhes dhe komunizmit . Me respekte Karbunarasi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje