Shqiptari planifikon "plaçkitjen e shekullit" në Gjermani. Ja si e pëson

11 Tetor 2017, 09:19Kronika TEMA

Parandalohet ajo qe mediat gjermane e cilesojne “plaçkitja e shekullit”.

Plani i nje shqiptari dhe nje shtetasi italian eshte nderprere ne mes nga nderhyrja e policise, diten e hene dhe ngjarja ka ndodhur në Koblenz.

Plaçkitja ishte planifikuar të bëhej me me armë automatike (kallashnikovë) ndërsa objekt i saj ishte një blind qe transportonte para në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.

Protagonist i aktit të dyshuar është një shtetas shqiptar nga Italia, transmeton albinfo.ch. Ai është arrestuar të hënën me rastin e një bastisjeje të kryer në regjionin Neuwied. Bastisja ishte bërë me një fletarrest të Europolit.

I dyshuari aktualisht po mbahet në arrest në nga burgjet e landit dhe pas kësaj e pret ekstradimi në Itali, ka njoftuar Prokuroria e Përgjhithshme e Koblenzit agjencinë gjermane te lajmeve DPA.

Veç shqiptarit, i dyshuari tjetër është një shtetas italian me qëndrim në Gjermani, i cili, pas marrjes në pyetje është lëshuar në liri.

Sipas mediave italiane, plaçkitësit donin të sulmonon me pushkë automatike transportuesin e blinduar i cili transporton disa milionë euro.

Në bastisjet tjera që ka ndërmarrë policia në Gjermani dhe në Itali, janë arrestuar 15 persona.  

Banda, pjesë e të cilëve besohet të jenë dy të dyshuarit, ka plaçkitur disa herë makinat që transportojnë paratë, në Itali

2 komente në “Shqiptari planifikon “plaçkitjen e shekullit” në Gjermani. Ja si e pëson”

  1. Janulles, me sqepar kokes... says:

    Plackitja e shekullit e sat´eme.

  2. kosovari gazetar injorant says:

    Gazetare qe nuk dine te shkruajne drejte gjuhen standarde shqipe! Perse duhen qe te futen kosovaret ne gazetarine shqiptare? Le te shkruajne tek gazetat e tyre, sepse shkrimet e tyre vetem ata i kuptojne.
    Pale titulli eshte nje idiotesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje