VIDEO/ Ofenduan një sportist të arteve marciale e pësojnë keq dy të rinjtë

11 Tetor 2017, 15:28Lifestyle TEMA
VIDEO/ Ofenduan një sportist të arteve marciale e pësojnë

Një video e shpërndarë së fundmi në “Youtube” tregon dy automjete të ndaluara para një kryqëzimi, ndërsa më pas një person zbret nga makina e parë, hap bagazhin dhe nxjerr i nervozuar një shkop bejsbolli.

Ai shkon të kërcënojë drejtuesin e makinës që ishte nga pas, ndërsa godet makinën me shkopin e bejsbollit.

Kaq ka mjaftuar për të “zgjuar bishën” e shoferit . “Daily Mail” shkruan se drejtuesi i makinës ishte një sportist i arteve marciale dhe këtë e ka treguar edhe përballë këtyre dy personave.

Ai zbret nga makina dhe i lëshon një goditje që e lë menjëherë pa ndjenja personin që e sulmoi fillimisht e më pas lëshon në tokë edhe një tjetër person.

E gjithë ngjarja u filmua nga një automjet që kishte ndaluar pas tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=mL4XBKngZ0I

1 komente në “VIDEO/ Ofenduan një sportist të arteve marciale e pësojnë keq dy të rinjtë”

  1. vlonjati says:

    shume e vjeter kjo…. ka ndodhur para 1 viti, je i vonuar Mero xhani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje