FOTOT/ Njihuni me këto piktura të pazakonta, e gjeni dot të veçantën e tyre?

12 Tetor 2017, 11:57Lifestyle TEMA
FOTOT/ Njihuni me këto piktura të pazakonta, e gjeni dot të

Në pamje të parë, të gjitha duken si piktura të zakonshme, por nëse i shikoni më me kujdes do të vini re se këto punime artistike nuk janë ashtu siç duken.

Veprat janë krijuar nga 30-vjeçarja Hazel Zakariya, e cila “pikturon” portrete dhe peizazhe nëpër tasa duke përdorur vetëm ushqime.

Me anë të shkopave të ushqimit kinez dhe thikave, gruaja nga Zelanda e Re shpenzon rreth 6 orë për të bërë vizatime kafshësh dhe personazhesh nga filmat.

Përbërësit e përdorur zakonisht janë krem kokosi, kakao, fara luledielli, boronica e shumë të tjera. Në fund, vizatimet zbukurohen me petale lulesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje