Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga foltorja e Kuvendit ndaj deputetit Vangjel Dule duke e kritikuar për citime të gabuara.
Rama duke ju drejtuar deputetit u shpreh se ai është thjesht një minoritar dhe nuk mund të jetë gjithë minoriteti.
Më tej, shefi i qeverisë garantoi se ndaj minoritetit është duke u ofruar respekt.
“Vangjeli, ti e ke bërë rrugë të më citosh gabim, sa herë vë fjalët e mia në gojën tënde.
Nëse nuk do të të njihja do të mendoja se e ke nga mendje leshtësia, por duke të njohur si burrë të mënçur je i qëllimshëm sa herë që vë në gojë gjëra që unë si kam thënë kurrë dhe përpiqesh ti intepretosh për llogarinë tënde ato që unë them.
Ti je një minoritar dhe nuk je minoriteti dhe je gjithmonë e më pak përfaqësues i denjë i atij minoriteti. Ligji është krenari për këtë parlament dhe arsye që të tjerët rreth nesh të mësojnë si respektohen minoritetet,” tha Rama.
Kriminaliteti, korrupsioni, mafia, vjedhja, padrejtesia, mosligjshmeria, banaliteti, mungesa e kultures dhe e respektit eshte “krenari” e ketij parlamanti!
Cdo njeri perfaqeson vetveten, por nga ana tjeter, cdo i zgjedhur i nje partie politike apo grupi shoqeror perfaqeson ata qe e kane zgjedhur ne ate post!
Keshtu qe ti, shefi i qeverise, gabon teresisht me kete pergjigjigje arrogante ndaj perfaqesuesit te nje grupimi shoqeror sic eshte minoriteti grek ne Shqiperi!