Ironia e Ramës për Bashën dhe motrën LSI: Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall

13 Tetor 2017, 10:20Politika TEMA

Me tone të forta, kryeministri Edi Rama ka shigjetuar PD-në dhe me pas iu kthyer edhe liderit demokrat Lulzim Basha, teksa e cilësoi mikun e tij që shkeli paktin e 18 majit nga frika.

Edhe miku im Lulzim Basha pasi bëri akt liderdshipi me 18 maj e mohoi se u tremb, nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit nga kryengritja në pallat, nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget, dhe u kthye te cadra e dasmave.

E mohoi dhe ca bëri ripohoi politikën qorrë, shurdhe, memece që për katër vite ju katandisi juve në gjysmagjel.

Edhe LSI, që qetësine dhe dashurinë e ktheu në llapazanëri dhe vajmedetërinë e linjës së re. Bir o Lul vllai kë të qaj më parë ty a motrën tonë që keni një hall, që i ka bërë bashkë në një kazan si ky, si të luftojmë krimin apo drogën”.

Në vend të opozitës sot janë dy shartore, bam me bojë e bum me dhëmbë, shaj dhe shpif, nuk dini gjë tjetër të bëjnë.

Leri ata në fund nuk kanë faj fare, ishin e treta e vërteta, se cfarë u ndodhi që donin të ishin e para e papara dhe i bini murit me kokë ”- tha Rama.

2 komente në “Ironia e Ramës për Bashën dhe motrën LSI: Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall”

  1. Pilo lala says:

    Grua lavire , qe mendja i rreh vetem per tollumbat, duket qe ska te ngopur zarba. As kejo dhe as doktor adhamudh vasili nuk i afrohen kultures se Edi Rames. Vetingu i ka trembur keq te shkretet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje