VIDEO/ Aktori i njohur i telenovelave qëllon live gazetarin

13 Tetor 2017, 14:33Lifestyle TEMA

Eduardo Yanez, aktori meksikan i njohur në Shqipëri për rolin e tij tek telonovela ‘Gaviota’ apo ‘Dashuri dhe tekila’ është bërë protagonist i një ngjarje të shëmtuar.

Gjatë një interviste Eduardo ka humbur kontrollin dhe ka goditur me shuplakë gazetarin. Shkak për këtë është bërë insistimi i gazetarit për të mësuar diçka më shumë në lidhje me aksidentin e djalit të aktorit dhe arsyen se përse ai kërkoi para online dhe nuk iu drejtua babait të tij raporton Daily Mail.

Kjo gjë e ka acaruar 57-vjeçarin dhe paravërisht se po përpiqej të mbante veten në kontroll nuk ia doli mbanë nga fundi i intervistës.

Gazetari: Pse djali juaj pasi përplasi makinën kërkoi para online dhe nuk kërkoi ndihmën tuaj?

Aktori: Nëse je kaq i shqetësuar për djalin tim, dërgoja ti paratë dhe fol me të

Gazetari: Kjo është puna ime

Aktori: Gjepura, kështu thoni gjithmonë për t’i bërë njerëzit të dëgjojnë gjëra që atyre s’u interesojnë fare

Pas insistimit të gazetarit për të marrë një përgjigje, Eduardo e godet. Mësohet se gazetari do të ngrejë një padi ndaj aktorit. Ndërkohë pak më vonë mësohet se aktori nëpërmjet rrjeteve sociale kishte kërkuar falje publikut për gjestin e dhe ka thënë se jeta e tij nuk është në shitje.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje