FOTOT/ Kishte lindur në trupin e gabuar, shpenzon mijëra euro për t'u konvertuar në femër

14 Tetor 2017, 13:21Lifestyle TEMA
FOTOT/ Kishte lindur në trupin e gabuar, shpenzon mijëra euro për

Iu deshën 18 vite që “të kuptonte se kishte lindur në trupin e gabuar të një mashkulli” dhe për të vendosur që të transformohej në Lea Membrey.

20-vjeçarja transgjinore neozelandeze, që lindi si djalë, flet për DailyMail dhe tregon sesi e kuptoi se nuk ndjehej i tillë.

“Nuk kam qenë kurrë e lumtur kur isha djalë. Isha e detyruar që të bëja gjëra meshkujsh edhe pse nuk kisha asnjë interes për to”, thotë Lea.

Ajo tregon edhe momentin më të bukur dhe kur është “ndjerë vërtetë femër”.

“Tani ndjehem vetvetja dhe momenti më i mrekullueshëm për mua ishte kur më doli gjoksi dhe tani mund t’i tregoj, si për t’u provuar të gjithëve se jam një grua”, rrëfen Lea.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje