REPLIKAT/ Rama batuta me qytetarët: E ke mbyllur me fëmijë? Nuk i dihet, kështu mendoja e unë por...

14 Tetor 2017, 13:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Vlorës, prindër dhe mësues, nuk ka kursyer me ta batutat.

Në një dëgjesë në shkollën 9 vjeçare “Jani Minga” ku Rama paralajmëroi se do të filtrohen të gjithë drejtorët e shkollave, nuk la mënjanë as humorin.

Ndërkohë, teksa një qytetar mori fjalën tha se mbështet projektet për fëmijët, ndërsa shtoi edhe pse nuk ka shumë fëmijë.

Nga eksperienca ime personale ke kohë akoma, mund ta kapësh zonjën”- tha Rama me batutë. Ndërkohë qytetari ia ktheu: “Jo, jo e kam mbyllur atë punë, e kam mbyllur me fëmijët”. Në linjën e humorit Rama i tha qytetarit se: “Nuk i dihet ajo, edhe unë kështu mendoja, por..”.

2 komente në “REPLIKAT/ Rama batuta me qytetarët: E ke mbyllur me fëmijë? Nuk i dihet, kështu mendoja e unë por…”

  1. qoka bo nomi says:

    Gju me gju me popullin..Kryeministri Rama per dite e me shume po ia merr Sali Berishes per perrallat e bukura te komunizmit.
    Ne nje kohe qe krimi ordiner dhe kriminaliteti eshte ulur gju me gju qysh prej sundimit te ketyre udheheqsve te madherishem qe ky popull kaq i trashe vazhdon ti thur levdata.

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ky badalla kujton se taksapaguesit ia japin rrogen qe te qeshin me karagjozlleqet qe pjerdh nga goja, ky ka qejf te konkurroje me Portokalline, Oren Gazmore, Estraden e Tiranes, Met Begen, Skender Sallakun dhe te tjere yje shkelqimtare te karagjozllekut shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje