Manastirliu: Aparaturë e re mamografie për Vlorën, fuqizojmë spitalet Rajonale

15 Tetor 2017, 11:37Shëndeti TEMA

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ogerta Manastirliu u ndal në qytetin e Vlorës, ku po ofrohet shërbimi i mamografisë falas për gratë e moshës 40-50 vjeç, përmes dy mamografëve të lëvizshëm të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Jemi këtu në Vlorë, bashkë, të gjitha gratë drejtuese të Shëndetësisë për të apeluar për kryerjen e ekzaminimin e gjirit, pasi diagnostikimi i hershëm i këtij tumori, të shpëton jetën.

Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të fuqizojmë spitalet Rajonale me mamografë të rinj.

Vlora është nje prej 5 spitaleve rajonale që, së bashku me Durrësin, Gjirokastrën, Dibrën dhe Kukësin, shumë shpejt do të kenë aparaturat e reja të mamografisë.

Ndërkohë, mamografët e lëvizshëm do të vijojnë rrugëtimin e tyre përgjatë gjithë vitit, për të kryer këtë depistim edhe në zonat rurale, ku ka mungesë aksesi për këtë shërbim”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Mamografët e lëvizshëm do të qëndrojnë disa ditë në Vlorë, më pas do të stacionohen sipas kalendarit të paracaktuar për muajin Tetor, në Gjirokastër, Përmet dhe Lezhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje