Kupa shtyhet, shkak kalendari i ngjeshur

17 Tetor 2017, 15:44Sport TEMA

Ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të luhen në 29 nëntor. Ky është vendimi i marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit për këto sfida që ishin parashikuar të luheshin këtë mesjavë.

Motivi që shtyu qeverinë e futbollit shqiptar  për të marrë këtë vendim në lidhje me këto sfida, ishte kalendari i ngjeshur.

Federata Shqiptare e futbollit gjeti 29 nëntorin si datë të lirë në kalendar për Kupën e Shqipërisë, ndeshjet e kthimit të të cilave do të luhen në daten 13 dhjetor.

Në këtë raund të Kupës së Shqipërisë, bie në sy përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë, sfida që në fundin e sezonit të kaluar vulosi rënien e bardhebluve në Kategorinë e Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje