“Tahiri”, reagon deputeti i PS: Lul Basha i lehtë nga mendja, s’mbush! Kryeministri s’mban prova por prokuroria, urdhër-arrestin gjykata

17 Tetor 2017, 10:24Politika TEMA

Deputeti socialist, njëherësh ish zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndreu thotë se Lulzim Basha është vërtetë i lehtë nga mendja, pasi kryeministri nuk mund të ketë prova për krimet, sikurse thotë kreu i opozitës. Provat i ka prokuroria dhe urdhërarrestet sipas deputetit të PS i lëshon gjykata.

Për Ndreun, Lulzim Basha nuk mbush fare, dhe ka qënë Ministër i Brendshëm dhe është shkolluar për jurisprudencë.

Me falni por ky kryetari i opozites Lul Basha eshte i lehte e nuk jep as nuk merr me kete dynja pavaresisht se ka qene minister i Brendshem !

Po si qenkan provat per arrestimin e dikujt te zyra e kryeministrit se nuk e kisha degju ndonjehere kete budallek ?!

Provat i mban prokuroria dhe urdherat e arrestit i nxjerr gjykata Lulush ziu.

Ke mbaru dhe Fakultetin Juridik po si duket ke dale me hallexhi se ke hy ne ate shkolle.

Mos e fyej me ate diplome se me keto qe thu po behesh gazi botes e le nam!”, shprehet deputeti i PS.

5 komente në ““Tahiri”, reagon deputeti i PS: Lul Basha i lehtë nga mendja, s’mbush! Kryeministri s’mban prova por prokuroria, urdhër-arrestin gjykata”

  1. Alban says:

    Lereni Lulin se shte gjynah

  2. Dibrani says:

    Po te dal neper ekrane e ta mbroj mundet???

  3. NJE POPULL says:

    O Pjerin , po c’me meresh me lulin , aq di dhe ate thote , ne kohen e tij si minister ashtu funksiononte , urdherat i leshonte kryeministri dhe tani ne parti e ka nje qe ika te gjitha , per te gjithe , urdherat dosjet , qe ja u tund cdo dite , c’te beje i ziu e ka zene halli .

  4. Jozi says:

    Lereni Lulin se eshte trap.

  5. spartaku says:

    Mos ja merni per te keq Lulit,se aq ja ka dhene perndia mendjen.Gjynah,eshte per te qare hallin,se ate lumadh po e sulmojne edhe nga brenda partise per paaftesine qe ka.Luli,nga ajo qe nuk ka se ç’bene,dhe nuk di si te drejtoi,perdor eksperiencen e te tjereve per te berrtitur e gerthitur,sikur ja ka friken njeri,(keshtu mendon ai). Sa mere veshe gomari nga politika,aq mere edhe Basha per drejtimin e partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje