Basha kërkon arrestimin e Tahirit: Provat janë në tavolinën e Ramës, pse hesht?

17 Tetor 2017, 09:18Politika TEMA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u është rikthyer më fortë se kurrë akuzave për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për shtup, kryedemokrati ka pyetur publikisht Ramën se “pse nuk e arreston ish-ministrin e Brendshëm.”

Nga selia blu, Basha shpërtheu në akuza pas arrestimit të Moisi Habilajt, në Itali, si një prej krerëve të bandave të drogës, që sipas tij është kushëriri i Tahirit.

“Habiljat përdorin mes të tjerash automjetin personal të Tahiri, ‘Audin’ e famshëm me imunitet ministror. Prej 24 orës Rama hesht. Prej 24 orësh në emër të opozitës kam bërë pyetjes se ça do thuash tani? Moisi Habilajt ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave të narkotraftikut. Partnerët strategjik i kanë vënë Ramës në dispozicion materiale të pakontestueshëm që lidhet me rolin e Tahirit si ministër i Brendshëm në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Rama e ka refuzuar që të marr rolin e kryeministrin dhe e ka caktuar Tahirin koordinator për bashkëqeverisjen. E dimë se është çështje orësh apo ditësh para fakteve që janë vënë për lidhjet e Tahirit me trafikun e drogës, dhe faktet do bëhen publike. E dimë se prej kohësh ato janë në dispozicion të Ramës. Pyetja që shtroi sot është se çfarë pret Edi Rama t’i vërë pranga dhe të arrestoj apo të ekstradojë Saimir Tahirin si kapiteni i dorgës në 4 vitet e kaluara?!”, tha Basha.

Mes të tjerash Basha theksoi se të gjitha provat që disponon shtetit italian, ku i implikuar sipas tij është Tahiri, ndodhen në tavolinën e kryeministrit Edi Rama.

“Nuk pres përgjigje prej Edi Ramës, pasi ai e ka mbrojtur Tahirin edhe pse e ka ditur se ai është përfitues prej bandës së drogës. Ai e ka bërë më vetëdije të plotë sepse paratë e drogës janë përdorur nga Rama dhe Saimir Tahiri në zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017. Sot jo vetëm Shqipëria dhe Italia, por gjithë Evropa ka faktet e lidhjes së Edi Ramës dhe Tahirit me bandat. Shqiptarët kanë dy rrugë, të ulin kokën ose të pranojnë realitetin malinj ose të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë që të mos qeverisemi nga kryeministri. Është ora e vendimeve të mëdha. Është koha të arrestohet Sajmir Tahiri pasi provat janë në tavolinën e Edi Ramës.”tha Basha.

5 komente në “Basha kërkon arrestimin e Tahirit: Provat janë në tavolinën e Ramës, pse hesht?”

  1. Alidemsi vjeter says:

    Po TI o BRUT…..??

  2. saliu says:

    Rama do ta arrestoje Tahirin kur ti te futesh ne burg si hajdut dhe vrases

  3. Qullaci says:

    ky te shkrin se qishuri .

    1. Miri says:

      Nuk arreston Rama por prokuroret qe te lene te lire ty dhe saliun.

    2. Bravo gazeta says:

      Po si nuk publikon lajmin per kapjen e Habilajt ne Itali qe eshte lajm paresor edhe duhej te ishte ber buje e madhe per akuzat qe jane por merresh me kete palloshin qe vetem fle.Duket qe ti Mero je nje cope llumi qe vetem shan opoziten qe si rruhet njeriu per te dhe i ben fresk qeverise me skandalet e tyre.Turp per ty interesaxhi m.ti. Skandalet duhet te publikohen dhe zbulohen rrenjet.Bravo news24 po te jete per ju duheni shrkrire si gazetari sepse jeni rrezik per shqiperine.Te dh..fsha blogun dhe ty b.thlepires i m.tit.Ste ngelet gje tjeter vetem tja maresh ramesgojore dhe shaj prape te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje