Nga Nikoll Lesi
Edi Rama mori çka endërronte brenda vetes në këto vite, qëkur hyri në politikë. I mori të gjitha! Nëse flasim me fjalorin elektoral të kryeministrit, ai tashmë ka timonin dhe tepsinë, krejt për vete.
Tashmë ndjehet i qetë se nuk ka pse merr rrugën për në kryesinë e Kuvendit apo të rrijë në zyrën parlamentare të natës së 17 majit duke kalkuluar me Bashën se si do të bashkëqeverisnin pa LSI.
Qeverinë e ka bërë siç ka dashur, ministra ka vënë cilin (e) ka besuar dhe ka zgjedhur në PS si numrin dy në vend të Gramoz Ruçit, njeriun personal stoik, Taulant Ballën. Presidentin nuk e ndryshon dot, por as LSI.
Do të kishte dashur ti kishte edhe këto nën varësi, por ja që duhet pak demokraci në këtë vend. Me Berishën zihet ditën dhe fjaloset me sms natën. Me Lulzim Bashën ka një periudhë “jo dashurie”, të cilën shpreson ta kthejë në dashuri si me 18 maji, sapo të vijë dita për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor dhe në ndarjen territoriale, të cilën e do PD.
Gjithsesi punët i ka në vijë. Qeveria e re sa ka filluar në udhën e vjetër, parlamentin e ka për miklim sa herë i prishet humori me ndërkombëtarët, popullin e takon sa herë kërkon të eglendiset në fundjavë, lojën e basketbollit me Vuçiçin e luan bukur. Të dy janë edhe të gjatë, bëjnë “kosh” në rajon në akord personal dhe për interesa personale politike.
Median e ka futur në kllapë, portalet akoma. Dy ish-miqtë, Koço Kokëdhimën dhe Ben Blushin, i ka “palosur”. 74 vota i ka të vetat, pa asnjë kundërshtim. Nëse do mund të bëjë edhe 84 vota. Damian Gjiknurin dhe Arben Ahmetajn i ka, aty, në gadishmeri! Të dy i ka bërë “supërministra”, po të duan ata e kthejnë rrjedhën e burimit, duke thyer edhe ligjet e fizikës. E çojnë ujin përpjetë!
E ça do me tepër Edi Rama i II-të?!
Të gjitha i mori. E keqja mund ti vijë vetëm nga vetvetja! Zakonisht, kur “mbretërit”, merrnin titullin i I-rë, shkonte deri te i II-të. Për të III-të nuk ka ndodhur. Edhe Edi Rama po shijon tani titullin perandorak “Rama i II-të”.
Ta shijojë, pasi të III-të nuk do ketë, nëse synon të marrë gjithçka për vete në “tepsinë” e tij pushtetare. E keqja vjen, zakonisht, nga vetvetja.
Nuk na the ndonje gja t’re.Ky eshte filmi i demokracise shqyptare , loje e celulave te partis punes.
Sa me shume zihen aq me shume duhen ne realitet…ky bageti popull akoma ska messar….
O Niki, kot e ke, per te folur dhe shkruar per Ramen e dyte dhe te trete duhet te jesh afer tij, por meqenese je nje gazetar, ti vetem mund vetem t’a imagjinosh, paj edhe ne qofte Rama IV.
Lere te punoje o Lesi. Te gjithe do ikim nga kjo bote.
Nikolle Lesi e ka nga eksperienca e vet kur thote ” e keqja vjen nga vetvetja”.
JU JANE ERRUR SYTE O MATRAPAZET E SHQIPERISE DHE NUK DINI ME CFARE TE THONI, MIDIS TE GJITHE JU KRIMINELEVE POLITIKANE POPULLI BERI ZGHEDHJEN E TIJ, DHE NE VEND TE ULNI KOKEN E TE PUNONI, KENI QE NGA 25 QERSHORI QE NUK E MERRNI VEHTEN DHE FLISNI PO PER TE NJEJTEN GJE PER HUMBJEN TUAJ TE ii TE.
NIKOLLE, BYTHELEPIRES SI PUNA JOTE NUK I DUHEN SHQIPERISE, JE RROTLLUAR 360 GRADE DHE NUK PO GJEN DERMAN. PARAJA FITOHET NE RRADHE TE PARE ME DJERSE. PUNO …………….
Cfar deshe te na thoshe z Lesi ?
PERFSHI DHE TY Nikolla mosmirenjohesi eshte HUQ. i vjeter shqipfolesish bandite dhe shqypkaresh
Budalla. Ka shkuar deri tek Luigji i XVIII i Borbones, France. Keshtu edhe Edi Rama mund te shkoje te pakten deri tek Edi Rama i V.
Dhe Gazeten, o mbaje Koha Jone, per te gjithe shqiptaret, o shkruaja titullin INTEGRIMI, sepse shkruan vetem per LSI-ne.
Qentë këtë punë kanë ; TË LEHIN… Urtë Lesi, urtë…
o Nikolle Leshi !
U thuaj atyre te tuve te pergatiten per Rama 4,se te tretin nuk e diskuton dot njeri.
Pastaj kemi super kandidatin per kryeminister , njeriun -supernjeri, ERION VELIAJN !
Kur te dale ne pension Veliaj , nuk mund te percaktoj dot me njeri tjeter ,por deri ne 2050 ,PSne e keni ne krye te rregullimit te vendit te shkaterruar nga Lesat dhe leshat e tjere…..!
keni per te qene deshmitare…….
koha per shkaterrimin e kombit ka cofur……
Lesi! Edi Rama eshte i dyti si qeveri,por ti je i dyt si mendje.
undefined
Deklarate e sinqerte.Sebashku me gazeten Koha Jone,mediat i ka futur ne thes.Se si? Qysh? Kete enigme zoti Nikoll ben mire ta sqroje.
Nikolla leh, por eshte fat qe leh ne periferi.
Po ti je Lesi i VII se ke 28 vjet po nje vrime i bie
The target eshte qe te marri te IV te tjerat nuk diskutohen.