Bushati i përgjigjet Athinës: Gjuha ultimative dëmton marrëdhëniet e mira. Gati të ndjekim modelin grek, nëse ka

16 Tetor 2017, 15:18Politika TEMA

Pas “sulmit” diplomatik të Athinës zyrtare një ditë më parë, lidhur me miratimin e ligjit të pakicave kombëtare, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është përgjigjur duke i kujtuar homologut të tij Kotzias se është kërkuar një model prej tij.

“Të gjithë kolegëve, qofshin këta fqinj apo jo, përfshirë edhe Greqinë, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë punë që është bërë për hartimin e këtij ligji, i kam kërkuar që të na parashtrojnë gjithashtu eksperiencën e vendeve të tyre. Ne kemi qenë dhe mbetemi të hapur për të studiuar çdo lloj modeli për pakicat, duke përfshirë edhe modelin grek, nëse një i tillë ekziston”, ka deklaruar Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare i është përgjigjur dhe presidentit grek, i cili e cilësoi “amatorizëm ndërkombëtar” lëvizjen e Shqipërisë. “Amatorizimi kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytetet e vendeve të tjera, por kurrësesi në Shqipëri”, ka thënë Bushati.

Por a i druhet Bushati një vetoje greke?

“Nuk kam asnjë arsye as të mendoj, për asnjë çast, e as të besoi që një shtet, qofte ky edhe fqinji ynë Greqia, do të ishte i interesuar për të vendosur veton ndaj Shqipërisë, sepse e kam thënë dhe do ta them, nuk është as në interesin e Greqisë dhe as të Shqipërisë që të kemi të tilla ngjarje, por politika e megafonit ditën e diel duhet t’ia lërë vendin ditës së punës në marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, ka shtuar Bushati.

“Çdo gjuhë apo konstatim që nuk përputhem me këtë nivel, dëmton frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.”

I pyetur nëse Greqia do të mund të bllokojë pranverën e ardhshme vendimmarrjen në institucionet e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave, shefi i diplomacisë shqiptare thotë se raportet mes vendeve fqinje, nuk ndërtohen mbi ultimatume.

Ditmir Bushati theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe të gjitha temat e hapura mes vendeve janë pjesë e një procesi diskutimi në rrugë diplomatike.

Tensioni mes dy vendeve u rrit me miratimin ne parlament te ligjit per pakicat kombëtare. Kreu i PBDNj pretendoi se ai binte ndesh me konventën ndërkombëtare per minoritetet. Por amendimet e tij u rrezuan nga shumica ne kuvend.

1 komente në “Bushati i përgjigjet Athinës: Gjuha ultimative dëmton marrëdhëniet e mira. Gati të ndjekim modelin grek, nëse ka”

  1. Andreas says:

    Nuk ke nevoje per modele Bushat. Thjesht zbato konventen ku shqiperia ka aderuar. Te kerkosh modele jashte konventes, do te thote te kerkosh justifikime per ate qe ke bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje